• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristrukturimi i linjave/ Drejtori i Transportit Publik: Qëllimi kryesor t’iu japim qytetarëve një shërbim dinjitoz!

by
02/06/2021 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, ka shpjeguar sot arsyet përse gjatë periudhës qershor gusht nuk do të ketë abone të përgjithshme për qytetarët.

Në një intervistë për “Fax News”, Punavija ka deklaruar se muajt e verës do të shërbejnë për përmirësimin e transporti publik, pas një analize nga e cila do përcaktohet cilat janë ato linja që duhet të hiqen, apo të bashkohen mes tyre, për të sjellë një cilësi më të lartë shërbimi për kryeqytetasit.

“Gjatë periudhës së pandemisë, që nga rihapja e transportit publik korrikun e vitit të kaluar, ne jemi përpjekur maksimalisht që të kemi një shërbim normal të transportit publik, duke rikthyer gradualisht linjat në shërbimin e tyre, por përgjatë të gjithë këtij viti ne kemi parë që disa nga linjat kanë punuar me 30% të kapacitetit, disa me 60% të kapacitetit, gjë e cila shkon paralel edhe me volumin e udhëtarëve, i cili është mesatarisht 60% krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Duke parë të gjithë këtë situatë, Bashkia e Tiranës pati të nevojshme që të kryejë disa analiza, verifikime me qëllim që të riorganizojë shërbimin e transportit publik, pasi qëllimi kryesor është që t’iu japim qytetarëve një shërbim dinjitoz të transportit publik,” u shpreh ai.

Ai shtoi se u përzgjodh pikërisht periudha e muajve të verës, kur edhe edhe numri i përdoruesve të transportit publik bie si pasojë e mbylljes së shkollave dhe universiteteve. “Kjo periudhë kohore është më e përshtatshme, duke qenë se ka më pak volume udhëtimi të qytetarëve të cilët përdorin abonetë e përgjithshme. Mendonim që impakti në raport me qytetarët do të ishte më minimal, por është e pamundur që një linjë të shkojë nga 100% të kapacitetit në 30% të kapacitetit, prandaj ishte e nevojshme ta bënim këtë proces gjatë kësaj periudhe për të pasur impaktin minimal në raport me qytetarët.

Bashkia e Tiranës po sheh dhe shembuj të ngjashëm në bashkitë e tjera në Europë, falë edhe projektit që kemi nga asistenca e GIZ-it që po bëjmë aktualisht,” u shpreh ai duke shtuar se për cdo linjë ka aktualisht grupe monitorimi të situatës. “Nga monitorimet tona të djeshme abonetë e përgjithshme sidomos të linjës Kombinat-Kinostudio kanë qenë nëpër pikat e shitjes nga mëngjesi deri në orët e darkës. Sot kemi grupet në terren të cilët po vazhdojnë monitorimin e tyre,” deklaroi Punavija. Punavija ka theksuar se pas analizës 3-mujore nuk do të ketë asnjë ndryshim të cmimit të biletës dhe as aboneve, si në terma afatshkurtër, ashtu dhe terma afatgjatë.

/b.h

Next Post
Kujdes! Specialisti në Tiranë jep alarmin: Nëse ju vjen ky mesazh në Facebook apo Instagram, mos e hapni

Kujdes! Specialisti në Tiranë jep alarmin: Nëse ju vjen ky mesazh në Facebook apo Instagram, mos e hapni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In