• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristani apel demokratëve: Votoni kundër autokratit Basha, po shkatërron PD!

by Java News
18/05/2021 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe një ndër zërat më kritikë me kryetarin Basha, e konsideron një farsë garën e hapur brenda PD për zgjedhjen e kryetarit.

I ftuar këtë të martë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ristani përsëriti qëndrimin e tij se Basha duhet të jepte dorëheqjen, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, Bashës i intereson vetëm karrigia, e jo fati i Partisë Demokratike.

“Aty ishte një farsë në përgjithësi, siç di Basha t’i menaxhojë dhe organizojë. Ai është treguar i vogël në të gjithë menaxhimin e situatës, tipike e Bashës, tipike e një drejtuesi që nuk kalon mbi interesat personale. E gjithë skema ishte me hile.

Në mbledhjen e Kryesisë nuk është thirrur kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetari i Komisioinit të Apelit, por kryetari i Komisionit Zgjedhor. Dy të parët kanë pasur kritika për Bashën, ndaj nuk i thirri.  E gjithë tabloja funksionon në interes të tij personal. Aty u pa që do votohej me duartrokitje. Unë për vete, nuk kam votuar, votimi ishte me ngritje dore.”

Për Ristanin, nuk mund të bëhet kurrsesi një fushatë normale në vetëm dy javë.

“Shumë mirë që zgjedhjet u lanë në qershor. Sipas deklarimit të PD, ajo është shumë e shqetësuar për sektorin e turizmit dhe vendsoi që mos ta pengojë turizmin në muajin korrik. Është qëndrim zyrtar.  Zgjedhjet duhet të ishin bërë sipas traditës. Humbësi duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

Por, standard i Bashës është: kur humb, ngrin. Në këto zgjedhje, me afat 2 javësh, nuk mund të bëhet një fushatë normale elektorale. Basha deklaroi se do të bënte një tur në Shqipëri për masakrën zgjedhore të zhvilluar. E nisi, por nuk ishte një tur fakt-mbledhës, por për garën për kryetar.”

Në fund të bisedës, ai iu drejtua me një thirrje demokratëve: “Kjo lojë është e manipuluar. Ne i bëjmë thirrje demokratit të thjeshtë që ta shfrytëzojë këtë shans për të votuar kundër këtij autokrati, jo demokrati, që po rrëzon PD dhe po e çon nga humbja në humbje.”

Next Post
Bllokimi në Rinas, ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta ka përgjegjësi, ai e di mirë çdo të thotë thyerje e sigurisë kombëtare

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ Autoritetet konfirmojnë 15 fluturime për të mërkurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In