• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Risia/Për herë të parë, 5 studentë kosovarë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

by Java News
09/10/2021 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, 5 studentë nga Kosova në

Pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe po vlerësohet se do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi, në një intervistë për KosovaPress thotë se mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një bashkëpunim të bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës në kurset institucionale atje.

Ajo flet edhe për Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes për çka thotë se shërben si mënyrë për t’u integruar në NATO.

“Ne kemi një bashkëpunim, i cili fillimisht është bazuar në pranimin e ushtarakëve në nivele të ndryshme të karrierës nga Kosova në kurset institucionale. Nga viti 2020, kur në Akademinë e Forcave të Armatosura u rihap përsëri niveli i studimeve bachelor, në programin Shkenca Ushtarake dhe ne pranuam 60 studentë, me bashkëpunimin e dy ministrave të Mbrojtjes u pa që ky bashkëpunim siç ishte në nivelin e kurseve institucionale të kalonte edhe në nivelin e studimeve bachelor, në nivelin e parë. Prandaj, kam kënaqësinë t’iu them që në këtë vit akademik 2021-2022, ne do të kemi për herë të parë në Shkencat Ushtarake pesë studentë nga Kosova, të cilët padyshim do të sjellin një frymë të re por do të jenë edhe një urë tjetër bashkëpunimi midis dy institucioneve”, thotë ajo.

Të gjithë oficerët e rinj të pranuar për studime në shkencat ushtarake në Shqipëri kostot e shkollimit i kanë të mbuluara nga shteti. E Smaça thotë se kjo vlen edhe për studentët nga Kosova.

“Studimet ushtarake në Republikën e Shqipërisë janë plotësisht të subvencionuara nga shteti. Pra, kur një student pranohet pranë Akademisë në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ai ka të siguruar fjetjen, ushqimin, uniformën. Bile, në momentin e parë që ai titullohet oficer, në të njëjtën merr edhe një pagesë që është një pagesë mujore. Pra, kosto e studimeve është zero… Padyshim kjo vlen edhe për studentët që vijnë nga Kosova”, tregon ajo.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura tregon për kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që synojnë të bëhen oficerë të rinj në kuadër të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Kriteret janë të shpallura në faqen tonë zyrtare. Sigurisht ka një moshë të caktuar ku ti mund të bëhesh pjesë e kësaj Akademie, dhe ajo është mosha 22 vjeç. Ka kritere të karakterit fizik, që ka të bëjë me gjatësinë, me peshën. Padyshim ka kritere të notës mesatare, të gjithë studentët kalojnë përmes procesit të maturës shtetërore, qoftë ata të Shqipërisë, qoftë ata të Kosovës. Ata u nënshtrohen disa kualifikimeve, vijnë bëjnë një test të karakterit fizik, nëse mund të kualifikohen në këtë test, kalojnë pastaj në testin intelektual dhe në fund ka dhe një intervistë e cila më tepër ka të bëjë me njohjen e studentëve që ne do të rekrutojmë”, thotë ajo.

Ndërkaq sa i përket Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Smaçi thotë se nuk i kanë munguar asnjëherë përfaqësuesit nga Kosova, e që siç thotë ajo, të njëjtit më vonë kanë marrë detyra shumë të rëndësishme.

“Gjatë gjithë viteve që ne kemi organizuar Kursin e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, nuk na kanë munguar asnjëherë përfaqësuesit nga Kosova… Edhe pse akoma Kosova nuk ka mundur të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe apo instrumenteve tjera, ne e kemi parë si të domosdoshme që ushtarakët e lartë, të cilët aspirojnë të ngjisin shkallët e karrierës në Kosovë, ata patjetër duhet të marrin jo vetëm elementet e duhura sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, por në të njëjtën kohë të njohin më nga afër të gjithë terrenin apo mjedisin e sigurisë, duke pasur në këto kurse shumë përfaqësues nga NATO apo nga vendet anëtare të Partneritetit për Paqe. Pra si të thuash, është një mënyrë për tu integruar drejt NATO-s”, thotë ajo. SHQIP

Next Post
Akuzat se Rama është arrestuar në Itali/ Nano: Produkt i ndonjë idioti në opozitën shqiptare

Tre këshillat e Mustafa Nanos për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In