• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Risia e guximshme, Bashkia e Urës Vajgurore prezanton sistemin e-Bashkia

by A R
18/03/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas një periudhe të suksesshme të aplikimit të sistemit të Integruar Informatik të Shërbimit, Bashkia e Urës Vajgurore së bashku me Shoqatën për Autonominë Vendore dhe partnerët e projektit prezantuan mënyrën sesi sistemi i shërbimeve e-Bashkia funksionon për qytetarët. Në takimin e zhvilluar në Qarkun e Beratit, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonominë Vendore, Adelina Farrici, vlerësoi marrjen e hapave të tilla për ndërtimin e aplikacioneve që sjellin më shumë shërbim për qytetarët dhe eleminojnë korrupsionin. “Ne jemi koshient edhe për këtë që çdo bashki ka një plan ku realizon pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjes e Bashkisë, paralelisht edhe transperenca e cila çon në drejtimin e eleminimit të opinoonit për korrupsion, si edhe eliminimin e këtij fenomeni që ka qenë prezenet”, deklaroi Farrici.
Kryetarja e Bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Memaj, sqasroi se sistemi e-Bashkia që tashmë po jep rezutlatet e para në këtë bashki, është krijuar në mënyrë të atillë që të gjithë qytetarët të marrin shërbime përmes telefonit. “Ky projekt, ndryshe nga ata projekte që janë të realizuara në të gjithë territorin e Shqipërisë, ka një avantazh, që çdo modul aty është i integruar dhe ndërvepron me modulin tjetër. Gjithashtu, krahas këtij avantazhi, aty mund të hostohen projekte të tjera që mund të ketë secila bashki. Ky projekt e mundëson këtë me arkitekturën që ka”, tha Memaj. Ai ftoi të gjithë kryebashkiakët për t’iu bashkëngjitur Bashkia Ura Vajgurore që të zhvillojnë projekte  konkurese dhe që sjellin rritjen e të ardhurave.
Ndërkohë ajo lançoi nisjen e projektit alternative që Bashkia e Urës Vajgurore do të zhvillojë, e cila do të jetë “Farm and Market” (Ferma dhe tregu). “Ky projekt synon që produktin e fermerit të vogël ne ta ekspozojmë nëpër botë. Kjo është një ndihmë e madhe që kthen përgjigje të gjithëa pikëpyetjeve të tilla siç është çmimi, që fermeri është skeptik, apo problematikave që ngrejnë ato. Kjo do të ishte një mundësi që këtë bashkim ta bëjnë përmes këtij tregu online”, theksoi Memaj. Sipas saj, të gjitha bashkitë që do të përdorin këtë sistem, për këtë ndërmarrje, do të përfitojë një komision të caktuar, të cilën e blen blerësi në llogaritë e bashkive.  Pasi, siç edhe theksoi ajo, Bashkia do të jetë garant për ofertuesit se fermeri ka atë produkt që tregton dhe me cilësinë që ka.
Eksperti i cili mori pjesë në zhvillimin e programit e-Bashkia, bëri të ditur se Sistemit i Integruar Informatik për Shërbimet në Bashki ka në fokuss një transparencë më të madhe. “E gjithë marrëdhënia e Bashkisë me qytetarin është transparente. Në momentin që qytetari ka kërkesa ndaj bashkisë, Bashkia në mënyrë transparente tregon se si po i plotëson këto kërkesa. Në kohën kur qytetari ka detyrime ndaj bashkisë siç janë taksat, Bashkia ia bën të ditur në mënyrë transparente, e informon qytetarin në kohë reale kur është koha për të paguar dhe gjithashtu informon se kur është koha për të paguar, për të bërë edhe statusin final të taksave”, sqaroi eksperti. Gjithashtu ky sistem ndër të tjera i shërben edhe vetë bashisë për të kontrolluar punën e bërë nga inspektorët në terren. “Gjthashtu që të monitorohet edhe puna e inspektorëve të bashkisë, aplikacioni ka një tracking, që gjumron inspektorin atje ku ka bërë veprimin. Në momentin që ka bërë një veprim, mbahet pozicioni gjeografik, që tregon se veprimi është bërë nga lokali i fshatit apo shtëpia e taksapaguesit”, theksoi eksperti.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, njëherësh edhe deputet i PS për Qarkun e Beratit, i pranishëm në këtë takim, vlerësoi sistemin E-bashkia si një hap shumë të guximshëm të ndërmarrë nga Bashkia Ura Vajgurore. “Është një gjë e guximshme. Në fund të fundit është edhe produkt i decentralizimit. Pra, se si një njësi e pushtetit vendor trajton një sërë problematikash që kanë të bëjnë me komunitetin. Është fakt që Bashkia e Urës Vajgurore, të paktën për Qarkun e Beratit ku ne jemi dhe që e dimë, edhe pse ka përqindjen më të ulët të kostos në bashki për paga dhe shpenzime për stafin, prapë ka përqndijnen më të madhe të mbledhjes së të ardhurave dhe kjo ka ardhur nga vendosja me guxim e këtij sistemi të parë që u shpjegua, që taksat të jenë transparente për të gjtithë dhe online”, deklaroi Klosi.
Nënkëryetari i Bashkisë së Tiranss, Andi Seferi, vlerësoi sistemin e prezantuar nga Bashkia Ura Vajgure, duke theksuar se kjo formë dixhitalizmi në radhë të parë do t’u vinte në ndihmë  vetë bashkive tona për të bërë një koordinim sa më perfekt të drejtorive dhe që më pas do të përkthej në shërbimin që ne u japim qytetarëve. “E dyta, do të ishte në funksion të qytetarëve për dhënien e një shërbimi të saktë dhe optimal në minimumin e kohës. Do të thosha që është një hap shumë i guximshëm dhe që ndihmon punën e gjithësecilit. Nëpërmjet koordinimit Bashki – qytetar bën të mundur që të ofrohen të gjitha shërbimet”, tha Seferi. Gjithashtu ai solli në vëmendje disa sisteme të ngitur nga Bashkia e Tiranës dhe që kanë dhënë efekte pozitive te qytetarët. “Do të doja të nënvizoja e-kioska në Bashkinë e TIranës, ku bëhet dhënia në mënyrë automatike të certifikave dhe shërbimeve të tjera familjare. Aplikimi Tirana ime. Gjithashtu është bërë i mundur dixhitalizimi i faturave, ku bëhet edhe pasqyrimi i të gjitha taksave te fatura e UKT”, sqaroi Seferi.
Në këtë takim, edhe përfaqësues të tjerë të bashkive në vend vlerësuan sistemin e integruar informatik për shërbimet në Bashkinë e Urës Vajgurore, duke e cilësuar si një risi dhe njëkohësisht një nevojë që edhe këto bashki ta bëjnë pjesë të punës së tyre./a.ç

Next Post
Rama: Po punohet për t’i hapur rrugë ligjit për sponsorizimet në sport e kulturë

Rama: Po punohet për t’i hapur rrugë ligjit për sponsorizimet në sport e kulturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In