• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rishikimi i buxhetit, MF: Akti Normativ ruan të njëjtin nivel defiçiti

by
05/08/2015 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rishikimi i buxhetit, MF: Akti Normativ ruan të njëjtin nivel defiçiti

Ministria e Financave bëri të ditur të mërkurën se, Akti Normativ nuk ka ndryshuar totalin e defiçitit të vitit 2015, duke ruajtuar të njëjtin nivel të miratuar në fillim të vitit, në marrëveshje edhe me FMN-në.

Përmes një njoftimi për shtyp, MF sqaron se objektivi kryesor i Aktit Normativ është akomodimi i diferencës së parashikuar në të ardhurat e buxhetit të shtetit, me kosto minimale në buxhetin e institucioneve buxhetore. Gjithashtu edhe akomodimi i ndryshimeve në buxhetin vendor, si rezultat i fillimit të efekteve të reformës së re administrativo-territoriale.

Sipas MF-së, të ardhurat e buxhetit të shtetit janë vlerësuar të jenë rreth 16.3 miliardë lekë më pak se parashikimi i fillimit të vitit. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, deri në fund të vitit 2015, parashikohet të jenë 456.4 miliardë lekë, pra 3.92 % më pak se plani fillestar i parashikuar në ligjin e 2015.

Edhe pse shpenzimet buxhetore propozohen me ulje, ajo çfarë është më e rëndësishme lidhet me faktin se buxheti real i institucioneve nuk preket, por ndërhyrja është bërë në ato zëra, ku janë evidentuar kursime, ose ku shpenzimet, ashtu siç janë parashikuar, do të rezultonin me mosrealizime në fund të vitit.

Sipas MF-së, shpenzimet kapitale në këtë Akt Normativ mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, çka tregon se ekonomia është e sigurt në marrjen e stimujve të vet nga buxheti i vitit 2015. Në këtë zë janë miratuar disa rialokime, përkatësisht nga projektet e investimeve me financim të huaj (kredi) tek ato me financim të brendshëm. Kjo si pasojë e ecurisë të ngadaltë të zbatimit të projekteve me financim të huaj për vitin 2015, kryesisht në sektorin e rrugëve nacionale.

Njëkohësisht, propozohen edhe rialokime mes projekteve të investimeve me financim të brendshëm, drejt atyre me ecuri më të lartë. Si rezultat, investimet me financim të brendshëm për ministritë e linjës dhe institucionet buxhetore rriten me rreth 5 miliardë lekë, por duhet pasur parasysh që kjo vlerë është akoma më e lartë po t’i shtojmë dhe fondet transfertë, që do të përdoren për financim investimesh, të tilla si: projekti i ndërtimit të stadiumit të ri “Loro Boriçi”, Shkodër me 1.5 miliardë lekë, fondi për zhvillimin e rajoneve me 500 milionë lekë, etj. Shpenzimet Operative dhe Mirëmbajtje propozohet të rialokohen brenda grupeve ose midis grupeve të ndryshme nga një artikull në një tjetër, gjithnjë brenda limiteve.

MF-ja bën të ditur se, nëpërmjet këtyre rialokimeve janë bërë rregullime të ndryshme, të cilat lehtësojnë funksionimin dhe arritjen e objektivave të caktuara të ministrive dhe institucioneve të ndryshme buxhetore. Njëkohësisht, specifikisht për këtë vit është akomoduar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, programi “Zhvillimi i Sportit”, fondi prej 1.5 miliardë lekë në zërin “Transfertë për federatat”, i cili do të shërbejë për financimin e stadiumit të ri “Loro Boriçi” në Shkodër.

Shpenzimet për pagesën e interesave të borxhit publik (të brendshëm dhe të huaj) propozohet të ulen me rreth 8.3 miliardë lekë. Kjo, kryesisht, si rrjedhojë e ecurisë së favorshme gjatë periudhës janar-qershor 2015 të ankandeve të letrave me vlerë të Qeverisë, si edhe si rrjedhojë e stabilitetit të kursit të këmbimit për të njëjtën periudhë.

Shpenzimet për fondet speciale ulen me 400 milionë lekë, nga të cilat 800 milionë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe 200 milionë lekë në skemën e sigurimeve shëndetësore, kryesisht nga kursimet që rezultojnë në këto zëra për periudhën 6-mujore. Brenda këtij zëri shtohen 600 milionë lekë në skemën e kompensimit të ish-pronarëve, rezultat kjo i rritjes së të ardhurave nga procesi i legalizimit, për të njëjtën shumë.

Fondi për zhvillimin e rajoneve rritet me 0.4 miliardë lekë, vlerësuar si një mekanizëm efektiv për realizimin e investimeve publike në nivel rajonal. Zëri “shpenzime personeli” (fondi i veçantë i pagave) ulet me 960 milionë lekë. Si pasojë e parashikimit të mosrealizimit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore për 1 miliardë lekë, po me këtë shumë ulen edhe shpenzimet e pushtetit vendor.

Në zërin “shpenzime të tjera” ulen 200 milionë lekë nga pagesa e papunësisë dhe i shtohen 200 milionë lekë ndihmës ekonomike dhe paaftësisë. Huadhënia për energjinë reduktohet me 2 miliardë lekë, si rezultat i disbursimit me të ngadaltë se parashikimi i kredisë për këtë sektor. Fondet rezervë të kontigjencës ulen me rreth 548 milionë lekë.

Vlen për t’u theksuar se shpenzimet për sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia nuk pësojnë ulje. Përkundrazi, rezultojnë me një rritje të qënësishme (arsimi +1.3 miliardë lekë, shëndetësia + 340 milionë lekë (duke përfshirë rritjen e nivelit të kontributeve), bujqësia + 98 milionë lekë), sqaron njoftimi i Ministrisë së Financave.

Next Post

Të pasurit/ Si jeton 1% e popullsisë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In