• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rishikim i buxhetit, më shumë para se planifikimi/ Performojnë mirë Tatimet dhe Doganat, fonde ministrive të reja

by Os De
22/10/2025 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktit normativ për ndryshimin e buxhetit 2025 i shtohen 12.1 miliardë lekë të ardhura dhe 5.7 miliardë lekë shpenzime.

Sipas ekonomistit, Mateo Spaho, rritja lidhet me sektorin e turizmit si dhe ecurinë pozitive të administratës doganore dhe tatimore. 

“Kjo shtesë është një shtesë inteligjente, sepse nuk është një shtesë me 12 miliardë lekë, sa janë rritjet e të ardhurave, por është gjysma, gjë që do të thotë se shteti shqiptar po mendon për të ulur edhe më tej borxhin publik. Kërkon t’i japë hapësira vetes që të ketë mundësi të zgjerojë borxhin në momente më të vështira”, tha ekonomisti. 

Ndryshimet në buxhet parashikojnë 7.6 miliardë lekë shtesë për bonusin dhe rritjen e fondeve për pensionistët. 

“Bonusi tregon që situata në buxhetin e shtetit është relativisht e mirë, por është e përkohshme. Nuk kemi garanci që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, deklaron ai. 

Falë kursimeve në interesat e borxhit dhe menaxhimit më të mirë financiar, qeveria parashikon uljen e deficitit buxhetor: -0.2% e PBB-së, nga 2.6% në 2.4%. 

“Ky është një element shumë pozitiv, sepse në këtë situatë, pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë tendencën ta rrisin deficitin e tyre. Ky është një performim sipas standardeve edhe teorike të vendeve të sigurta”, nënvizoi ai. 

Rialokimet parashikojnë më shumë para për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

“Është e domosdoshme që bujqësia shqiptare të ketë subvencione dhe është e domosdoshme që këto subvencione të shkojnë tek prodhuesit”, theksoi ekonomisti Spaho. 

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet të jetë përfituesja kryesore nga rialokimet në buxhet, ku mbi 6 miliardë lekë do të shkojnë për projekte infrastrukturore. 

Next Post
Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!  Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Gara për Tiranën/ Analisti: Manastirliu zyrtare e thekur e Ramës! PD në situatë të sikletshme, Binaj nuk ka profil politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In