• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rishfaqet Zagani: Tahiri vetëm një hallkë, arrestimi i tij do të rrëzonte qeverinë

by A R
23/10/2017 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditja e bandës së Habilajve nga autoritetet italiane ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes ish-shefin e antidrogës në Fier, Dritan Zagani. Ky i fundit ka akuzuar prej kohësh vëllezërit Habilaj për trafik droge e po ashtu ka përmendur publikisht përdorimin e makinës së ish-ministrit Saimir Tahiri nga këta persona.

Pas aksionit, ai u intervistua nga media italiane Meridionews, e cila publikoi e para dosjen e plotë të grupit Habilaj.

Ish-kreu i Antidrogës së Fierit shprehet për “Meridianews” se “Italia më ka bërë dhuratën më të bukur në botë”.

Zagani ndodhet në Zvicër ku ka fituar azil politik.

“Jam larguar nga Shqipëria e mbi 4 vjet jam nën akuzë pa u bërë kurrë një seancë gjyqësore kundër meje”.

Dritan Zagani tregon sesi zbuloi Habilajt që trafikonin drogë dhe armë drejt Italisë shkruan MeridioNews.

“Në vitin 2014 po hetoja një grup trafikantësh të lidhur me kushërinjtë Habilaj. Një grup shumë i fuqishëm që trafikonte kokainë dhe armë. Gjithashtu kisha përgatitur një informacion, por pastaj më futën në burg. Gjatë hetimit unë pashë edhe “Audi”-in e famshëm që më pas mësova se ishte i ministrit Saimir Tahiri. Vura re se ishte përdorur për të bërë udhëtime të dyshimta, por ankesat e mia nuk u dëgjuan” tha ai.

Sipas medieve italiane, Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Ndërsa Zagani tregon sesi trafikohej droga nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

“Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion por dhe përmes detit. Gjatë kësaj periudhe u transferova, dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim me avion mund të transportohej vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë” tha ai.

Në fund ai është pyetur edhe për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ndërsa ka deklaruar se Kuvendi nuk do të votojë një gjë të tillë.

“Parlamenti shqiptar do të votojë kundër, pasi Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet, pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare” përfundoi ai./a.m.

Next Post
Gjykata ‘rrëzon’ Prokurorinë për krahun e djathtë të Habilajve: Sillni prova për ‘financierin’

Dosja 'Habilaj'/ 2 standardet e Prokurorisë, me dosjen italiane kërkon 'kokën' e Tahirit, kurse për Nezar Seitin s'e përmend fare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara

Situatë e qëndrueshme në Shkodër, Rama: Nuk ka banesa të përmbytura apo problematika të evidentuara

January 10, 2026
Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

January 10, 2026
Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

Rasti “Veliaj”/ European Business Magazine: Pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie! Procesi i rregullt ligjor, hap kyç

January 10, 2026
Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin

January 10, 2026
“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të

January 10, 2026
Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

January 10, 2026
Fluks i pazakontë në pediatri, urgjencat e lagjeve janë bosh. Prindërit kanë mungesë besimi apo informacioni?

Në QSUT shkojnë mbi 200 urgjenca në 24 orë, infektimet drejt pikut edhe tek të vegjlit

January 10, 2026
“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme

January 10, 2026
Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

Ministrat vizituan banorët në zonat e përmbytura/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

January 10, 2026
I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

I dënuar me 6 vite heqje lirie dhe u arratis nga burgu, ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In