atletja Luiza Gega nuk arriti që të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa për femra.
Atletja jonë e përfundoi garën me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat, shumë prapa fitueses së baterisë, Beatrice Chepkoech e Kenias (9:17:55).
Shkak për paraqitjen e dobët është bërë dëmtimi i atletes. Luiza Gega i trembej një fakti të tillë, pasi ashtu sikur ka deklaruar edhe në ditët e fundit ndiente shqetësim në tendinë.
Luiza e nisi mirë garën, por në momentin e pengesave vërehej mjaft qartë që dëmtimi e pengonte për të avancuar duke mbetur shumë pas.
Megjithatë shqiptarja nuk u dorëzua dhe mbylli garën e 3000 metrave.