• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rio 2016, Bezhani shpreson medalje nga Luiza Gega

by Java News
29/02/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani ka konfirmuar dy sportistët e parë të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike Rio de Zhaneiro 2016. Bëhet fjalë, ashtu sikurse është thënë edhe herë të tjera, për Luiza Gegën në atletikë me normën A dhe Sidni Hoxhën në not me normën B. Por për pritshmëritë e të parit të olimpizmit shqiptar shkojnë edhe më tej duke shpresuar që Gega me gjendjen e saj të mirë që ka, teksa është duke u stërvitur intensivisht në Iten të Kenias, të arrijë deri në zonën e medaljes për ta sjellë atë për herë të parë në Shqipëri.

“Përgatitjet tona kanë kohë që kanë nisur që nga kontaktet e vazhdueshme dhe korrekte me organizatorët e aktiviteti. E më pas dhe me përgatitjen e sportistëve tanë, të cilët i kemi dërguar për t’u përgatitur jashtë në mungesë të kushteve infrastrukturore në vend. Jo vetëm Gega në Kenia, apo dhe Hoxha në Amerikë, por dhe një boksier ndodhet në Gjermani, sikurse dhe të tjerë. Sepse edhe bursat olimpike që jepen janë për përgatitjen e këtyre sportistëve, të cilët t’u jepet shansi për t’u kualifikuar për në Olimpiadë. Ne sot kemi dy sportistë me normë, duke i shtuar këtu dhe dy ftesa, një në atletikë dhe një në not, e kështu bëhen katër. Por ne mendojmë dhe kemi mundësinë që të shkojmë me gjashtë, apo dhe shtatë sportistë të kualifikuar, sepse garat janë në vazhdim dhe përfundojnë në mesin e qershorit”.

Bezhani e ka pranuar tashmë faktin që Shqipëria është në hartën e shteteve të dyshuara për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. E kjo më së shumti në peshëngritje, gjë që reflekton edhe në numrin e sportistëve të kualifikuar me normë për në Olimpiadë. “Është fenomen botëror. Edhe Rusia Rusia si shtet rrezikon të përjashtohet nga të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare. Në Gjermani dënimi për përdorimin e substancave të ndaluara shkon deri në tre vjet. Ne jemi duke u munduar që nëpërmjet edukimit në shkolla, shtimit të orëve të fiskulturës dhe të bërit sport të largojmë rininë në droga dhe veset e këqia. Nuk na vjen mirë që goditet peshëngritja. Shanset janë që në Olimpiadë të jenë Calja e Qerimaj me normë, sepse kanë përpara Evropianin e doemos duhet të ngjiten në podium. Por ne shpresojmë që edhe në xhudo të na bashkëngjitet një sportiste kosovare e më pas të jetë pjesë e Shqipërisë. E sigurt është se 4-6 sportistë, apo 7 do të na përfaqësojnë në Brazil”, theksoi Bezhani.

Presidenti i KOKSH-it tha edhe se sporti është promovuesi më i mirë i turizmit shqiptar. “E kjo jo vetëm në këtë Olimpiadë, por dhe në të gjitha aktivitetet ku merr pjesë Shqipëria. Nëse vite më parë e kemi pasur të vështirë të tregojmë se ku është Shqipëria, apo kur të tjerë na vinin me bukë e kuzhinë me vete në Kampionatit Evropian, sot e dinë se ku ndodhet vendi ynë e këtë e bën vetëm sporti”.

Bezhani shpjegoi edhe se janë kryer disa takime me kryeministrin Rama, i cili është treguar i gatshëm për ndërtimin jo vetëm të Parkut Olimpik në Tiranë, por dhe tre qendrave të tjera në vend.

“Mirëpo e keqja vjen nga poshtë, sepse të gjithë thonë mirë-mirë, por nuk bëjnë asgjë dhe zvarriten. Në Kosovë bëhet shumë për sportin, sepse jo vetëm shteti, por dhe komunat japin shumë për infrastrukturën dhe cilësinë. Nëse do të bëhemi të gjithë bashkë e do të ngremë zërin vazhdimisht do të kemi dhe një infrastrukturë më të mirë. Sigurisht që do të ishte mirë që KOKSH të ishte maja e sportit, apo jo që të ndante grantin sipas meritave. Por gjithnjë do të krijonte keqkuptime përsa kohë sporti është pjesë e dikastereve shtetërore dhe mbetet në fund. Megjithatë shpresojmë që shpejt të kemi një infrastrukturë ndryshe për sportet e tjera”.

Dritan Ikonomi / JavaNews

Next Post

Lu takon Bashën në selinë blu/ Në fokus reforma e drejtësisë dhe qëndrimi opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In