Policia serbo-boshnjake njoftoi sot se mori nën kontroll fletët e votimit në pikën e nxehtë etnike të Srebrenicës, mes tensioneve mbi rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës.
Srebrenica është një qytet kryesisht boshnjak mysliman, në pjesën serbe të Bosnje-Hercegovinës, në Republikën Srpska.
Tensionet u rritën pasi autoritetet zgjedhore urdhëruan rinumërimin e votave pas shpalljes së fitores së një kandidati serb për kryetar.
Rezultati ende mund të përmbyset duke qenë se mijëra fletë votimi janë ende të panumëruara.
Më 11 korrik 1995, trupat serbe kanë kryer gjenocid mbi myslimanët e qytetit duke vrarë rreth 8 000 burra e djem./a.m.