Rinumërimi, Berisha vijon ‘sagën’ e akuzave: U faktua treni bullgar, narkoshteti i implikuar në farsë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rikthye sot në serinë e tij të konferencave për mediat, pas rreth një jave mungese për arsye shëndetësore.

Ai vijoi ‘sagën’ e akuzave ndaj qeverisë, për të nxirë Shqipërinë si e kapur nga narkoshteti dhe bandat kriminale, me kartelet e drogës që kanë ndikuar edhe te farsa elektorale e 11 majit sipas tij, dhe në fitoren e Edi Ramës.

“Denoncoj përsëri Altin Troplinin dhe Edi Ramën në për mbajtjen në xhep të urdhër-arrestit për klanin Troplini”, tha Berisha mes të tjerash, duke shënjestruar përsëri kreun e SPAK, Altin Dumani.

Për të lidhur politikën me krimin në zgjedhje, ai përdori emrin e kandidatit socialist në Durrës, Arkend Balla, për të cilin tha se ka qenë i punësuar në kompaninë private në Vlorë të vëllezërve Danaj, të akuzuar si pjesë e klanit Troplini, të goditur një muaj më parë nga Antimafia Italiane. Gjithashtu ai lidhi kompanitë e tjera me këto kartele, si leje ndërtimi dhe tenderime dhe këtë e bëri për të mbështetur tezën e tij të  nxirjes së vendit me narkoshtetin.

Berisha u pyet edhe për gjendjen shëndetësore dhe mungesën në konferenca, teksa pranoi se ishte me gjendje virale që e kaloi me sukses, ndërsa krahasoi standardin e tij të transparencës me median, me atë të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij shkarkon zyrtarët sa herë i del lajmi për mjekimet në spital.

“Kisha një gjendje virale, e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të mëtejshëm shëndetësor. Unë nuk jam si ai tjetri që shkarkon komandantin e Gardës pse infermierja tregoi se shkoi në spital, u shkarkua të nesërmen e disa procedurave spitalore. Kjo është transparenca, unë ju njoftoj menjëherë kur kam një problem dhe mungoj”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me procesin e rinumërimit te pallati “Farie Hoti” në Tiranë ai këmbënguli se kjo po fakton farsën elektorale dhe “trenin bullgar”.

“Për PD vota ka vdekur pa hyrë në kuti. Të gjitha janë të parapërgatitura. Nuk mund të mos e mbështesim transparencën. Po dalin tani në kuti mungesa e fletëve të votimit dhe manipulimet, u faktua treni bullgar”, tha ai mes të tjerash.

I pyetur për vendimin eKolegjit Zgjedhor, se rrëzoi PD-në për paditë në 4 qarqe, Berisha tha se vendimi ishte marrë para 11 majit.

“Kur e mori vendimin, para apo pas 11 majit Kolegji. Jam i sigurt se po ta kontrollosh atë vendim gjen se nuk është pas 11 majit, mund të jetë data 29 prill”, u shpreh ai.

Teksa e mbylli shpejt konferencën dhe me përgjigje të shkurtër, ai nënvizoi se “nesër do vijonte avazi” me lajme të veçanta dhe faktime të trenit bullgar.

“Nesër lajm edhe më të veçantë. Partia Demokratike nuk do lëjë akt pa faktuar se çfarë bëri Edi rama. Treni bullgar ëhstë universal, i shpërndau fletët e votimit para votimit. Janë përdorur, do i shihni. Por o shikoni se nuk ka filluar akoma ajo e laptopit. Ne kemi fakte”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.