• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinovimi i klasës politike me mjetet e drejtësisë

by Ervis Iljazaj
22/10/2024 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Për 33 vite me radhë raporti midis drejtësisë dhe politikës ka qenë vetëm në një drejtim. Ka folur politika dhe drejtësia ka heshtur. Nuk ka asnjë dyshim se gjatë tranzicionit politika ka bërë çmos që ka patur në dorë për ta dominuar drejtësinë dhe për ta kontrolluar atë, dhe ia ka dalë. Fakt është që pothuajse për 30 vite me radhë drejtësia ka hetuar pak ose aspak njerëz me pushtet. Rastet mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Ndërsa sot, kemi një situatë totalisht të përmbysur. Sot është drejtësia ajo që po ndikon politikën. Po e ndikon me hetimet dhe arrestimet që po kryen. Lajmet e vetme politike që vijnë sot janë lajme që vijnë nga SPAK. Politika shqiptare nuk prodhon më asgjë. Në këtë kuptim ajo që po prodhon politikë është SPAK.

Rasti i fundit është ai i arrestimit të Ilir Metës i cili njëkohësisht shënon dhe fundin e tij politik. Pa hyrë në detaje se si u arrestua dhe përmbajtjes së dosjes, ajo që vlen për t’u përmendur është se si rinovimi i klasës politike shqiptare po vjen nëpërmjet të drejtësisë. Shpesh herë ne mundohemi që nëpërmjet një rasti të caktuar të shpjegojmë fenomenin SPAK, ndërsa e kundërta duhet bërë. Nëpërmjet fenomenit SPAK duhet të shpjegojmë rastet e caktuara.

SPAK është një Gjykata Speciale. Nga vetë emri kuptohet që ka një mision special, i cili është hetimi i klasës politike 34 vjeçare. Të gjithë e dinë këtë, dhe ata që e votuan vetë me unanimitet Reformën në Drejtësi. Kudo që është ngritur një gjykat e tillë, është bërë me qëllimin për të hetuar klasën e vjetër politike dhe rinovuar atë. Pasi klasa politike për një kohë të gjata dështon të ripërtëritet me mjete politike apo me vullnet politik, sigurisht që do të ndërtohen mjete të tjera për ta bërë atë. Dhe në Shqipëri po ndodh ajo çfarë ka ndodhur në shumë vende të rajonit dhe përtej tij.

Se kur do vij radha e njërit apo tjetrit politikan kjo pak rëndësi ka. E rëndëishme është të shkojmë te thelbi. Dhe thelbi i kësaj gjykate speciale, prandaj quhet e tillë, është pikërisht thyerja e paprekshmërisë së njerëzve me pushtet. Sot çdo njeri me pushtet politik në Shqipëri mund të hetohet dhe nuk përbën aspak habi.

Parakalimi i pushtetarëve përpara SPAK tashmë është bërë normalitet. Një gjë e cila vetëm disa vite më parë dukej një utopi.

A është kjo një drejtësi e kulluar? Sigurisht ky është një diskutim i rëndësishëm, por zakonisht rastet nuk e shpjegojnë fenomenin, fenomeni shpjegon rastin. Mbipushteti 33 vjeçar i politikës solli mbipushtetin e drejtësisë sepse ekstremet sjellin ekstreme. Ne kemi patur një klasë politike ekstremisht të pushtetshme e cila solli dhe pushtetin dhe mbipushtetin ndoshta të drejtësisë.

Në të gjitha vëndet e botës, sa herë që klasa politike nuk rinovohet me mjete klasike, ajo rinovohet me mjete të tjera, një ndër to është drejtësia. Normale do të ishte që klasa politike shqiptare të rinovohej nëpërmjet zgjedhjeve apo procesve politike, ashtu sikurse ka ndodhur të gjitha vëndet e ish- lindjes komuniste. Për sa kohë kjo nuk ndodh, ajo vjen me mënyra të tjera. Insistimi i politikës shqiptare për të qëndruar në pushtet përjetësisht është padyshim një nga arsyet se po i çon ata përpara drejtësisë.

Drejtësia e sotme sigurisht nuk mund të jetë e kulluar, por askush në politikën shqiptare, nga kryeministri e deri te punonjësit e thjeshtë të administratës, nuk është i lumtur.

Next Post
Curi: Berisha-Meta, dy bashkëkryetarë të opozitës, por do të dënohen të dy

“Meta do arratisej në Hungari si Gruevski”, Curri: Çfarë zbuloi përgjimi i policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In