Skënderbeu do të synojë arratinë nga Partizani, të paktën përkohësisht, teksa do të ndeshet me Teutën, sot në mbrëmje, në orën 18:00. Kampionët e Shqipërisë kanë pikë të plota pas gjashtë javëve, dy më tepër se të kuqtë, në kuotën 16. Korçarët janë favoritë të takimit, megjithatë përballë do të kenë një skuadër që u ka nxjerrë gjithmonë telashe, në shtëpi e në transfertë, aq më tepër që këtë sezon skuadra durrsake ka ndryshuar rrënjësisht nën drejtimin e Gugash Maganit.
Pas gjashtë javëve të para të kampionatit të Kategorisë Superiore, renditja është:
-
Skënderbeu 6 6 0 0 13:2 18
-
Partizani 6 5 1 0 10:4 16
-
Teuta 6 4 0 2 9:6 12
-
Kukësi 6 3 1 2 7:4 10
-
Laçi 6 2 3 1 6:6 9
-
Tirana 6 2 2 2 6:5 8
-
Flamurtari 6 2 1 3 10:4 7
-
Tërbuni 6 1 0 5 5:16 3
-
Vllaznia 6 0 1 5 2:9 1
-
Bylis 6 0 1 5 2:14 1









