• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rinia po ikën! Ka rënë interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor”

by A R
07/04/2019 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari.

Ai shpreh bindjen se interesi strategjik i Bashkimit Europian për shumë vende të Ballkanit Perëndimor, ka rënë.

Zoti ministër Roth gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman përmendi disa herë angazhimin e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor. A mendoni ju se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE ka humbur dinamikën e vet si temë? Kemi nevojë për një impuls të ri?

Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurtë dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Prandaj gëzohem aq më shumë, kur shoh, se ka partnerë në BE, që e kanë kuptuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Çarë mund të bëhet sot në këtë drejtim?

Rëndësi ka që të rrisim prezencën e BE-së, që të bëhet e qartë, se ne nuk i harrojmë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, edhe sepse procesi i transformimit, rruga në BE është kaq e mundimshme, me kaq vështirësi për njerëzit atje. Këtë ne po e përjetojmë tani tek të rinjtë, që duan të largohen nga vendi e që vijnë në Gjermani, sepse nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre. Përveç kësaj duhet të bëjmë të qartë, se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për BE. BE nuk është në radhë të parë një treg i brendshëm, një projekt ekonomik, por para së gjithash një bashkësi vlerash. Demokracia, shteti ligjor, respekti ndaj pakicave kanë rëndësi parësore për ne. E për këtë nuk duhet të ketë rabat politik.

Gjatë presidencës së BE, Bullgaria e ktheu në temë qendrore afrimin e Ballkanit me BE. Mendoni se edhe Rumania, presidentja e radhës po angazhohet po kaq shumë Ballkanin?

Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës. Një angazhim të madh e dëshiroj nga të gjithë, jo vetëm nga Gjermania, presidenca jonë e radhës është vitin e ardhshëm. Natyrisht tani jemi bllokuar nga tema të tjera. Si për shembull Brexit, që kushton shumë energji dhe kohë. Kemi edhe negociatat për kuadrin financiar buxhetor. Prandaj ka aq më shumë rëndësi që në këtë moment të mos e lëmë të humbasë si temë Ballkani Perëndimor.

Ju përmendët të rinjtë në rajon. Gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u mor intensivisht me këtë temë, me shkollimin profesional dhe sistemin dual arsimor, dy instrumenta që mund t’u hapin perspektiva të rinjve të qëndrojnë në vend.

Fillimisht duhet të mbajmë parasysh që të mos e harrojmë Bullgarinë, se ky vend në muajt e fundit është larguar disi nga vëmendja. Ne kemi disa mesazhe: Demokracia, luftimi i korrupsionit, shteti ligjor janë ato që ne si europianë na mbajnë së bashku. Gjermania është e gatshme të bëjë më shumë në drejtim të arsimit dual profesional. E nëse kushtet plotësohen, edhe firmat gjermane janë të gatshme të investojnë në Bullgari dhe Ballkan për të krijuar vende pune. Por kjo nuk është vetëm një çështje e infrastrukturës, por edhe e shtetit ligjor. Kjo është bërë e qartë edhe në bisedimet në Bullgari.

/DW

Next Post
Nis ndërtimi i “Kopështit 58” në Kodër Kamëz.

Nis ndërtimi i "Kopështit 58" në Kodër Kamëz.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In