Urimi i bërë nga presidenti, Ilir Meta: Nga zemra u uroj sonte GËZUAR KRISHTLINDJEN besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!
Mesazhi i përjetshëm i dashurisë, i dritës që nuk shuhet kurrë dhe i shpresës së pakufishme të kësaj feste, që na bashkon të gjithëve, prek dhe ngroh zemrat tona, duke sjellë më shumë lumturi dhe gëzim në çdo vatër familjare, na jep forcë përballë sfidave aktuale, na mbush me shpresë për ditët më të mira që ende nuk kanë ardhur.
Lindja e Krishtit i jep kuptim jetës brenda nesh dhe besimit për një të nesërme më të mirë, në paqe, dashuri dhe mirëqenie, na frymëzon e na bën më solidarë që të mos i harrojmë, të kujdesemi dhe t’u zgjasim dorën me përulësi atyre që kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje materiale dhe shpirtërore.
Ndërsa familjet dhe miqtë mblidhen sonte për të festuar, të mos harrojmë se secili prej nesh ka mundësinë të jetë një shembull i përkryer i dashurisë, në rrugën drejt shpresës, besimit për një jete të bukur, një familje të bekuar, një shoqërie të paqtë e të shëndetshme!
Për shumë mot GËZUAR KRISHTLINDJEN!
Urimi nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla:
Urimi nga kryeministri, Edi Rama:
Urimi nga ish kryeministri, Sali Berisha:
Urimi nga kreu i PD, Lulzim Basha: Të dashur besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë.
Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen!🙏🏻Zoti bekoftë çdo familje shqiptare!
Urimi nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla:
Urimi nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi:












Kta nuke jane politikane,kta jane hajdute e vrastare te popullit shqiptare.Duhet tju vijne zore ju qe shkruani ne gazeta,e thoni per kta qe jane politikane.
“Ringjallja e Krishtit” per Krishtlindje????