• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtohet shërbimi i urgjencës pediatrike, Manastirliu: Do ndryshojë krejtësisht pamja e Pediatrisë në QSUT

by Java News
11/07/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë është rindërtuar me standarde bashkëkohore, duke ofruar një standard të ri shërbimi për pacientët.

“Po punojmë çdo ditë për të ndërtuar spitale miqësore me fmijët. Sot kemi një urgjencë të re pediatrike, me më shumë hapësira dhe mundësi trajtimi në kushte dhe standarte bashkëkohore për pacientët e vegjël”, tha Ministrja Manastirliu pas vizitës në ambjentet e reja të Urgjencës Pediatrike.

Manastirliu lajmëroi gjithashtu fillimin e punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së QSUT-së.

“Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milion euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standarteve europiane”, u shpreh ministrja.

E pyetur në lidhje me fluksin në këtë spital, Mnistrja Manastirliu tha se të dhënat e këtij 6-mujori flasin për një ulje të fluksit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe për faktin se popullata është më e ndërgjegjësuar dhe padyshim shërbimi parësor është përmirësuar.

Në urgjencën pediatrike të QSUT-së, e cila trajton rreth 100 mijë pacientë në vit është ulur koha e pritjes për pacientët e vegjël për arsye të triazhimit, pra diferencimit të rasteve të urgjencave si dhe futjes së sistemit të ri elektronik të menaxhimit të rradhës për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi gjithashtu se do të vijojnë projektet për tjetërsimin e pediatrive në spitale miqësore, në të gjithë Shqipërinë. Pas Vlorës, Elbasanit së fundi, së shpejti Fierit dhe me fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Durrësit, zgjerohet harta e spitaleve miqësore me fëmijët.

a.ç

Next Post
Paloka kritikon Berishën: Po vazhduam të merremi me atletet e Ramës, tallje me veten!

Paloka kritikon Berishën: Po vazhduam të merremi me atletet e Ramës, tallje me veten!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In