• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtohet rruga që lidh Lundrën e Farkën, Veliaj: Preken 3 mijë banorë

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bashkia e Tiranës ka nisur investimet edhe në periferi, duke ruajtur të njëjtat standarde si në qendër. Një nga investimet më të reja është ajo e rrugës që lidh zonën e Lundrës me Farkën, me parametra të njëjtë si në gjerësi, trotuare e cilësi si çdo rrugë tjetër që Bashkia e Tiranës po ndërton në qendër të saj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punën e përfunduar në këtë segment rrugor dhe theksoi se sfida e bashkisë është që të krijojë një kohezion të plotë mes qendrës dhe periferisë së Tiranës, duke ofruar të njëjtat shërbime dhe standarde në investime.

“Falenderoj kolegët që janë përkushtuar për këtë investim cilësor. E vlerësoj shumë sepse ka qenë gjithmonë sfidë se si të krijojmë një kohezion midis njësive të reja, që i janë bashkuar Tiranës dhe qendrës së qytetit. Ky është një investim i cili ndihmon lidhjen mes zonës së Lundrës dhe Farkës, për 3 mijë banorë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu”, deklaroi ai. Veliaj shtoi se bashkia ka hartuar një plan të plotë për rrugët lidhëse mes fshatrave, i cili do të shtojë ndjeshëm edhe vlerën e pronës në gjithë këto zona.

Kjo, theksoi kryebashkiaku i Tiranës, përveçse do të sjellë përmirësim të infrastrukturës për lëvizshmërinë e qytetarëve dhe produkteve të tyre bujqësore e blegtorale drejt qytetit, do të sjellë edhe rritje të çmimit të pronës në këto zona.

“Të gjithë fshatarët të cilët kanë prona ende të pazhvilluara buzë këtyre rrugëve, sot kanë një shans më të madh për zhvillim dhe falë këtij investimi të bashkisë, praktikisht kanë pasur një rritje të vlerës së pronës së tyre. Kemi një plan rrjetesh që lidhin fshatrat jo vetëm këtu në Farkë, por edhe në Petrelë, Bërzhitë, në Krrabë, sidomos me rrugën kryesore që lidh Krrabën me autostradën Tiranë-Elbasan”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai falenderoi qytetarët për korrektesën në pagimin e taksës së pronës, e cila tashmë është kthyer në një investim konkret për ta.

“Ky ka qenë viti i parë kur taksa e pronës është mbledhur në nivelin 93%. Impakti kryesor i pagesës së taksës së pronës janë këto investime që po bëjmë sot. Në qoftë se paguajmë këto taksa, sado të vogla, të cilat më parë neglizhoheshin nga Bashkia e Tiranës, brenda vitit mund të shohim investimet që vijnë nga këto të ardhura. Mirënjohja kryesore u shkon qytetarëve për korrektesën e tyre, të cilën po mundohemi ta shpërblejmë me korrektesë nga ana e bashkisë e përkthyer në investime”, u shpreh ai.

Veliaj pohoi se angazhimi i bashkisë së kryeqytetit është jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë. Ky ka qenë edhe qëllimi i festës në Pezë ku përveç përkujtimit të 74-vjetorit të Konferencës së Pezës, u krijua mundësia që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për 3 ditë me radhë kryeqytetasit u njohën edhe me periferinë e Tiranës, për të vijuar me idenë e Tiranës policentrike.

“Do të sistemojmë sheshin “Skënderbej” sepse është qendra e Tiranës, por ideja e një qyteti policentrik, ku ndodhin gjëra në gjithë territorin e saj, është ideja e së ardhmes. Ndaj besoj se do të vazhdojmë në këtë frymë, dhe për sa kohë që do të kemi një impenjim nga të gjithë, që taksat e qytetarëve të shpenzohen me zgjuarsi, do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur”, përfundoi ai.

Ndërsa deputeti i PS-së, Artan Gaçi, vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të ofruar të njëjtat standarde në çdo zonë të qytetit, pavarësisht nëse është në qendër apo periferi.

“Zona është kthyer në një zonë rezidenciale prej vitesh për shkak të investimeve të banorëve, por ndërkohë po kthehet në një zonë të vërtetë rezidenciale edhe për shkak të kujdesit dhe investimeve të Bashkisë së Tiranës. Kjo rrugë është një rrugë e standardeve shumë të larta, falë edhe kujdesit që tregon Bashkia e Tiranës prej 1 viti. Pra, është një standard tjetër që vendoset, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në zonat periferike, ku rrugët e një cilësie shumë të dobët kanë qenë të zakonshme. Kjo është shenja që, edhe në periferi do të ruhen të njëjtat standarde, siç ruhen në qendër të Tiranës”, përfundoi ai.

ma.me

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Kërkesa për favore seksuale në Facebook ish-gruas, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In