• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtohet “Myslym Keta”, Veliaj: Nuk kemi ndërtuar vetëm një godinë, por një komunitet

by A R
15/10/2024 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla “Myslym Keta” në Kombinat është rindërtuar shumë herë më e fortë dhe më e madhe, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në përurimin e ambienteve të reja, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se bashkë me BE dhe UNDP-në kanë ndërtuar një shkollë që nuk i shërben vetëm nxënësve dhe mësuesve, por gjithë komunitetit të zonës.

“Unë them që kemi treguar që punojmë në skuadër. Autoritetet vendore, qendrore, BE dhe PNUD-i dhe të gjithë bashkë me komunitetin e prindërve të nxënësve dhe mësuesve kemi krijuar vërtetë një oaz. Unë besoj se shkollat janë vërtetë qendrat e gravitetit moral të një shoqërie. Nuk kemi ndërtuar vetëm një godinë. Kemi ndërtuar një komunitet. Kështu që shpresoj ta gëzoni, të na nderoni. Besoj që dija është e vetmja gjë që një fatkeqësi natyrore nuk ta merr. Sot që po shikojmë për uraganet në SHBA, po afron 5-vjetori i tërmetit. Kjo shkollë u ndërtua prej historisë së tërmetit, kuptojmë që ndërtesat fizike, rraqet, makinat, pronat që kemi, mund t’i marrë një fatkeqësi, mund t’i marrë një tërmet, zjarri, lumi. Por dijen nuk e merr askush. Për dikë që ka dije, informacion, njohuri si funksionon bota me punët e të ardhmes, nuk ka tërmet që të heqë dijen. Një brez më përpara nuk i kishte këto mundësi. Nuk zëvendësohet kurrë puna e mësuesve. Mësuesit edhe në kushte spartane kanë dhënë mësim. Ama kur vjen në një ambient të ngrohtë, të pastër, estetik, kur rrethohesh nga gjëra të bukura, edhe ti bën gjëra të bukura”, deklaroi kryebashkiaku.

Për Shefin e Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Hubert Perr, ky projekt është një tjetër shembull i partneritetit mes Shqipërisë dhe BE-së. “Më lejoni që në emër të BE të them që, ky është një tjetër shembull i mirë i partneritetit midis Shqipërisë dhe BE-së, implementuar nëpërmjet UNDP-së në këtë rast. BE-ja ka investuar 75 milionë euro në grante pas tërmetit në Shqipëri. Fakti që ne po ndërtojmë 65 shkolla, duke prekur jetët e 25 mijë nxënësve në Shqipëri dhe qindra mësuesve, të cilët gjejnë këtu një vend për të dhënë mësim, si edhe një motiv të mirë për të qëndruar në Shqipëri, për të cilën mendoj që është investimi më i mirë që BE-ja mund të bëjë. Dëshiroj të falënderoj sërish UNDP-në, Bashkinë e Tiranës të cilës ne i dorëzuam 7 shkolla, si edhe qeverinë shqiptare për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer”, deklaroi ai.

Ndërsa përfaqësuesja e UNDP, Monica Merino theksoi se shkolla është rindërtuar me standardet më të larta, teksa vlerësoi partneritetin me BE dhe Bashkinë e Tiranës. “Jam shumë e lumtur që gjendem këtu sot për hapjen e shkollës Mylsym Keta në kontekstin e Programit “EU for school” në Tiranë. Jemi gjithashtu shumë krenarë që po e dorëzojmë këtë shkollë duke e rindërtuar më të mirë, me standardet më të larta, një shkollë më të qëndrueshme, më e sigurt dhe që gjithashtu të rimblidhemi së bashku me komunitetin. Sërish ne duam të vëmë në pah vlerësimin tonë të thellë për partneritetin e gjatë me BE-në, për kontributin e tyre domethënës dhe bujar, gjithashtu për Bashkinë e Tiranës për kryebashkiakun dhe ekipin e tij, sepse kjo shkollë u mundësua falë mbështetjes së vazhdueshme tuaj gjatë ndërtimit të shkollës, Ministrisë së Arsimit për të gjithë bashkëpunimin tuaj gjatë 4 viteve të fundit dhe faleminderit për drejtoreshën, mësuesit dhe nxënësit”, deklaroi Merino. Më tej, ajo falendëroi Kryetarin Veliaj për bashkëpunimin gjatë gjithë procesit të rindërtimit të 7 shkollave të reja në Tiranë.

Ashtu si edhe shkollat e tjera, rindërtimi i gjimnazit “Myslym Keta” në vendin ku ndodhej, por me kushte bashkëkohore, ishte mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për nxënësit që i drejtohen kësaj shkolle, por edhe për vetë zonën dhe komunitetin, të cilët përfitojnë nga rritja e vlerës së pronës.

Next Post
5% e popullsisë në Mal të Zi janë shqiptarë, 41,1% malazezë dhe 32,9% serbë

5% e popullsisë në Mal të Zi janë shqiptarë, 41,1% malazezë dhe 32,9% serbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In