• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi pas tërmetit, Margariti: Standard të ri jetese në zonat rurale

by A R
12/02/2020 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se tashmë ka mbaruar gjithë procesi i vlerësimit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ka një vlerësim të gjithë gradës së rrezikshmërisë dhe dëmit të godinave të klasifikuara këto nga DS 0 deri në DS 5, që janë gradat më emergjente për ndërhyrje.

Në një intervistë televizive, Margariti u shpreh se: “Këto të dhëna na kanë shërbyer për të patur një numër të familjeve që janë në nevojë për banesa dhe nëpërmjet bashkive ky informacion i marrë në hartë dhe në dëm, është përkthyer në numër të detajuar të familjarëve të çdo banese”.

Ajo solli në vëmendje se, në një familje e cila me 6 anëtarë që më parë ka jetuar në një banesë me 60 ose 70 m2, kjo familje futet sipas numrit të banorëve detyrimisht në një hapsirë më të madhe nga 90 deri në 100 m2. “Kemi 24+1 zona të reja pasi në Durrës kemi përcaktuar dhe disa ishuj të vegjël. Në zonat rurale si në Thumanë, Bubq etj, aty kemi ecur me krijimin e standardit të ri jetesës”, u shpreh ajo.

“Aty ku zonat rurale janë të shpërndara në mënyrë sporadike, ata mblidhen në një komunitet ku kanë të gjitha ekseset publike në administratë në qendrat shëndetësore. Pra kanë një hapësirë urbane të përbashkët, po jo të drejtën për shtëpinë që nuk është më e banueshme”- tha Margariti.

Ajo theksoi se, periudha e rindërtimit është një periudhë që ndjek disa faza. Kemi disa plane që do miratohen në 26 shkurt që do të thotë me miratimin e tyre hyjmë në fazën e Rindërtimit, rasti i Thumanës, rast i Laçit kur kemi bashkëpunimin

Duke u ndalur në fondin për Rindërtim, ajo tha, “se ky fond është në dinamikë dhe ajo çfarë presim nga Konferenca e Donatorëve, është fakti, që ndër të tjera të tregojmë edhe të gjithë punën e mirë që është bërë dhe vetë hartimi i këtij planë të detajuar edhe me donatorë, tregon qasjen që ka pasur shteti shqiptar ndaj kësaj situate dhe konkretisht me plane afatgjatë mbështetje, në të gjitha këndvështrimet” .

“Zonat e reja të zhvillimit përfshijnë 24+1. Kemi bashkëpunim me studio shqiptare dhe të huaja që plotësojnë standardet e bashkëpunimit, për të hyrë në proces në koordinim edhe  me planet vendore sipas të gjitha kushteve të reja të zhvillimit.Fundi i shkurtit, fillimi i marsit do të jetë koha e dorëzimit të planeve dhe më pas do të nisë puna. Laçi është zona e parë dhe pas firmosjes me palën turke në datën 26 shkurt, do të kemi rrugën e lirë për të nisur rindërtimin me teknologjitë e reja bashkëkohore”- tha ajo.

/a.r

Next Post
Ilda Bejleri pranon aksidentin: Nuk ma mori mendja që do shkonte puna në polici

Ilda Bejleri pranon aksidentin: Nuk ma mori mendja që do shkonte puna në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In