Këtë të enjte u zhvillua përmes platformës online mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak Durrës. Nga kjo mbledhje u miratuan 4 vendime.
Subjektet dhe individët, që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Vendimet e miratuara gjatë mbledhjes në Këshillin Bashkiak Durrës:
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative Sukth dhe Katundi i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për sistemimin e familjes së znj. Anila Banush Ymeri në apartamentin me sipërfaqe 50,21 m² , me strukturë (1+1), me nr. pasurie 2/130-1-10, zona kadastrale 8513, lagja nr.5, rruga “Teodor Rupi” nr.21, Durrës, pronë e dhuruar Entit Kombëtar të Banesave sipas marrëveshjes nënshkruar midis Entit Kombëtar të Banesave dhe “Balfin” shpk, nr. 148 prot., datë 22.01.2020.
Për miratimin e listës së subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model./a.p