• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rindërtimi, 4 shkolla të reja në Pezë, Veliaj: “Flasin për beton ata që vetë kanë nga 4-5 vila; Nuk ndërtuan një shkollë dhe duan të mbjellin urrejtje”

by Ardit Rada
29/01/2021 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël”, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të jetë gati të presë fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe parashkollor në shtator të këtij viti. Shkolla e re, e cila po ngrihet falë projektit të rindërtimit, do të ketë kapacitet prej 250 nxënësish, çka plotëson nevojat e komunitetit të zonës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në Pezë janë hapur katër kantiere, ku po ndërtohen katër shkolla të reja. “Kemi 4 kantiere në Pezë: në Pezë-Helmës, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, ku jemi sot, dhe në Pojanë. Kur të shkruhet historia modeste e Pezës, do të mbahet mend koha kur shfrytëzuam sfidën e tërmetit për të ndërtuar 4 shkolla të reja për komunitetin. Sami Frashëri thoshte: “Dy janë mundësitë: ose misër dhe grurë, ose arsim dhe kulturë”. Misër e grurë do të thotë të mendosh vetëm për stomakun, për sot dhe nesër. Arsim dhe kulturë do të thotë të mendosh për më gjatë. Ndaj, pyetja që kemi këto ditë para zgjedhjeve është: Do mendojmë vetëm për zgjedhjet e radhës apo do mendojmë për gjeneratën tjetër? Ne e kemi ndarë mendjen se do të mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Kush mendon për gjeneratën e ardhshme, me gjasë do të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku iu referua deklaratave që PD-ja bëri disa kohë më parë për shkollën në Pezë të Vogël, të cilat i cilësoi të ngjashme me shpifjet për shkollën “Sami Frashëri”. “Më kujtohen protestat e PD-së këtu dhe në Pezë-Helmes, me teoritë e tyre të konspiracionit: “Do ikë shkolla, do bëhet pallat, do na e marrin, do uzurpohet”, – të gjitha rrena me bisht! Të njëjtën gjë thanë edhe për “Sami Frashërin”: “Do e çojnë në Paskuqan, ia kanë dhënë privatit, do bëhet pallat”. Por, historia ka treguar se politikat e përçarjes, e lajmit të rremë, gënjeshtrat, kultura përça dhe sundo, janë afatshkurtra. Herët a vonë e vërteta del, thashethemet shuhen, dhe shkolla nis e ndërtohet. I falenderoj qytetarët e Pezës, të cilët janë distancuar nga politika e viteve ’90, të përçarjes dhe të futjes së urrejtjes mes shqiptarëve”, shtoi ai.

Veliaj iu përgjigj akuzave të atyre që vetë kanë ngritur nga 4-5 vila. “Për ata që thonë ‘Na mbyti betoni’, ne s’do bëjmë shkolla prej kashte e qerpiçi! Nëse ata të Lalzit i kanë ndërtuar vilat e tyre me beton, edhe shkollat e fëmijëve prej betoni do t’i bëjmë. Nëse politikanët i bëjnë vilat me materiale të forta, edhe shkollat e fëmijëve në Pezë, ish-Bllok, Dajt e Ndroq, do t’i bëjmë me materiale të forta. Nëse këta politikanë duan të na sfidojnë, le të falin një nga vilat e tyre dhe të sponsorizojnë një shkollë. Por, për sa kohë nuk kanë bërë asnjë shkollë nga fillimi në fund, atëherë duhet të rrinë urtë kur të tjerët punojnë. Në ditën gjykimit, më 25 prill, do ta shohin kush ka punuar dhe numëron shkollat që ka ndërtuar, dhe kush ka përdorur çdo terren shkolle për të mbjellë ndasi, helm e sherr mes shqiptarësh. Boll na kanë përçarë me retorikat e urrejtjes”, përfundoi Veliaj./a.p

Next Post
Edhe Moderna, pas Pfizer, shpërndan më pak vaksina në Itali

Edhe Moderna, pas Pfizer, shpërndan më pak vaksina në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In