• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rinasi me çmimet më të shtrenjta, qeveria auditim të thellë konçesionarit

by A R
29/06/2018 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 14 vite operim në tregun vendas, qeveria ka vendosur që të verifikojë çdo qindarkë të kontratës koncesionare të aeroportit Nënë Tereza.

Nisur nga fakti se tarifat që ofron ky koncesionar në aeroportin e vetëm në Rinas, janë ndër më të lartat në rajon, Autoriteti i Aviacionit Civil do të kërkojë një kompani konsulence ndërkombëtare me qëllim auditimin e bilanceve.

Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri në një intervistë për Vizion Plus thotë se qëllimi është që në përfundim të ketë një konkluzion profesional dhe të pavarur nga kompania e konsulencës lidhur me investimin, të ardhurat, dhe normën e fitimit të koncesionarit.

Ne kemi hapur një nder ndërkombëtar dhe kërkojmë një kompani të huaj auditi, dhe lutemi që të aplikojnë, për të bërë një vlerësim të fakteve ekonomike të këtij koncesioni. Ne s’jemi të specializuar ndaj kemi kërkuar që këtë audit ta bëjë një kompani e pavarur, për të parë a i ka respektuar të detyrimet ekonomike port edhe për të parë strukturën e kostos, – thotë Keri.

Kompania do të paguhet me 29 milion lekë  për me auditin që do të kryejë. Nga lidhja e kontratës do të mjaftojnë 40 ditë për të pasur një raport përfundimtar, çka do të thotë se brenda verës do të kemi një tablo më të qartë të situatës ekonomike të këtij koncesioni.

Nuk mund të them se çfarë do të rezultojë nga ky audit. Por ne po paguajmë shumë që të kemi një raport të pavarur dhe të pranuar nga të gjithë.  Në fund raporti do të ketë dhe rekomandime, për çfarë ka nevojë të përmirësohet më tej. Ka një grup që merret me rishikimin e kontratave koncesionare dhe ky grup konkludoi se tani është koha për të patur një vlerësim më të thelluar dhe më profesional ndaj këtij koncesioni.

Gjithçka do të varet nga raporti përfundimtar, i cili mund të rezultojë pa problematika.

Por nëse zbulohen shkelje ose dizbalanca ekonomike që përkthehet në norma të pajustifikuara fitimi, ky dokument mund të shërbejë edhe si një mjet për të vendosur një raport të ri me kompaninë përsa i takon tarifave aktuale.

Gjithsesi sot aeroporti Nënë Tereza është koncesinari me fitimin më të madh në ekonominë tonë, me një shifër që arriti në 21 milion eruo në vitin 2017. Këta para vijnë të gjitha nga çmimet që paguhen për biletat ajrore dhe shërbimet e tjera në aeroport./VizionPlus/a.m.

Next Post
FOTO / Modelja shpik metodën e re, si ta zmadhoni gjoksin në plazh

FOTO / Modelja shpik metodën e re, si ta zmadhoni gjoksin në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In