• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rinasi ka thyer rekord”, Rama nis pushimet në Dhërmi: Spostuam aeroportin e Beogradit në vend të dytë! Gojët me qime s’thonë dot se…

by A R
02/08/2024 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ka nisur pushimet, nga Dhërmiu, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë një mesazh për turizmin dhe lajmet që qarkullojnë në media se plazhet janë bosh. Këtyre teorive, siç ai i cilëson, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet me shifra, të cilat i ka marrë vetëm një natë më parë.

Kryeministri Rama thotë se 1.2 mln pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.

“Ca ditë pushim, prej 10 vitesh në Dhërmiun magjik. Mbrëmë mora shifrat, nga aeroporti kanë hyrë 1 mln e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka rritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, e paimagjinueshme pak vite më parë. Për shifrat e aeroportit s’mund të thonë as gojët me qime të atyre që nuk pushojnë, u zbras Shqipëria tani edhe nga turistët.

Në vlerë absolute për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit. Shifrat në Morinë, gjatë këtij viti 175 mijë automjete më shumë se vjet, në korrik 3 mijë më shumë se vjet. Teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është zero me xhufkë.

Shifrat nga dogana janë një rritje krahasuar me vjet, më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri. E habitshme se sa të pamundur e ka një pjesë e jona ti gëzohet suksesit të Shqipërisë. Megjithatë shyqyr që është një pjesë e vogël që zvogëlohet, krahasimisht me Shqipërinë që rritet. Për disa është shyqyr që i kemi, si hudhrat në duart e shpive që e mbrojnë vendin nga syri i keq. Pushime të mbara dhe askush të mos mendojë se ne s’po mbajmë shënime për të nxjerrë mësime, që në sezonin e ardhshëm të kemi edhe më shumë mbarësi dhe më shumë cilësi. Maja e Shqipërisë 2030 është një objektiv strategjik, është gjithmonë e më afër, por për të arritur është një sfidë që duhet përballur me shumë mund, vullnet, durim, por mbi të gjitha me një bindje absolute se Shqipëria do jetë kampione e turizmit” – thotë Rama ndër të tjera.

/a.r

Next Post
Vendimi/ Policia shërbime me pagesë privatëve, ruajtje të bizneseve në rast rreziku

E rëndë në Tiranë! Tre persona marrin peng një 22-vjeçar dhe e dhunojnë në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In