• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinas/ “Ryanair” iu shtua flotës ajrore, Balluku: Do presim mbi 6.5 mln pasagjerë këtë vit

by Java News
08/06/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania “Ryanair” do të operojë tashmë dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me fluturimet që do të jenë të mundura që nga vjeshta e këtij viti dhe me destinacione të reja.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh në fjalën e saj se Shqipëria ka ecur me hapa të mëdhenj në këtë sektor. Ajo theksoi se këtë vit vendi ynë do të presë më shumë se 6.5 milionë pasagjerë.

“Unë dua t’ju përgëzoj zoti Kastrati për ndryshimin thelbësor. 100 milionë euro investim nga momenti i marrjes së kontratës dhe jam shumë e sigurt që kjo shifër është kaluar që tani dhe ju do investoni në shumë më shumë sektorë. Po i kthehem aviacionit civil, sërish skeptikët që na thanë se bëjmë vetëm projekte 3D dhe që thonin se këtu nuk do vinin kurrë kompanitë me emër, ne nuk flasim me fjalë, por me punë dhe fakte.

Do presim më shumë se 6.5 milionë pasagjerë gjatë këtij, 10 milionë pasagjerë është reformuar për të pritur. Ne punojmë me shifrat që ishin parashikuar për vitin 2027, jemi në advancë dhe kjo kërkon impenjim të të gjithë sektorit, duke nisur nga rregullatori. Gjithashtu, duhet thënë që ajo që dukej një e ardhme e largët për Shqipërinë, me 3 aeroporte ndërkombëtare praktikisht është dita e sotme. Aeroporti i Tiranës nuk ka nevojë për reklamë se vazhdon të jetë i preferuari i shqiptarëve.”

Sipas Ballukut, kjo kompani e re që do t’i shtohet flotës ajrore të Shqipërisë do të mundësojë shërbim sa më të mirë ndaj pasagjerëve dhe konkurrencë në treg.

“Në Kukës numërohen 40 mijë pasagjerë dhe ne shpresojmë që ky numër të rritet, që është një gate tjetër ndërkomëbtar i shqiptarëve. Në vitin 2018, vetëm 7% e shqiptarëve kishin akses në aviacionin civil, për shkak të çmimit të biletave, pikave të aeroportit e shumë kompleksitete të tjera. Shqipëria njihej si një nga vendet me çmimet me të larta të biletave, ne ishim kthyer në delen e zezë të aviacionit për kompanite low cost, dhe askush nuk kishte guxim të vinte në Shqipëri dhe të investonte.

Gjithçka ka ndryshuar pas vitit 2020, ne dolëm nga kriza akoma më të fortë dhe ky ishte momenti i shpërthimit të industrisë në vendin tonë. Ajo që ne po bëjmë sot është po investojmë fuqishëm për të përmbushur të gjithë ato parametra që do na hapnin mundësitë për të ardhmen. Dua të falenderoj “Ryanair-in” që e ndërrmori këtë hap, është një kompani e konsoliduar e të cilës duhet t’i them se aviacioni civil këtu është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve, të jesh low cost nuk do të thotë të mos respektosh të drejtat e pasagjerëve. 18 fluturime në vjeshtë, 9 prej të cilave destinacione te reja tregon se ju keni ardhur për të qëndruar gjatë dhe jemi të lutur që të mirëpresim sa më shumë kompani. Ne besojmë që me gjithë fokusin do vijojmë me investimet në këtë fushë, navigimi ajror.”/m.j

Next Post
Tensionet në Veri, ambasadori i SHBA flet për VOA: Kemi probleme me Kurtin! Asociacioni, thelbësor për veriun e Kosovës

Tensionet në Veri, ambasadori i SHBA flet për VOA: Kemi probleme me Kurtin! Asociacioni, thelbësor për veriun e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In