• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rinas/ Ndalohet shtetasja turke me pasaportë false, pranga dhe shoqëruesit të saj

by A R
16/04/2016 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia Kufitare  arreston në flagrancë  dy  shtetas  turq.
Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve turq:
Recep Cahit Dogan , 65 vjeç, lindur dhe banues në Turqi Stamboll , si dhe e shtetases turke: Ozden Gur , 33 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi Stamboll.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se:
Këta shtetas kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me linjën e fluturimit Turqi -Tiranë dhe në vijim janë paraqitur për regjistrim në kabinat e hyrjes në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë procesit të regjistrimit nga ana e kontrollorëve është dyshuar në lidhje me pasaportën  e shtetases turke Ozden Gur e cila ka paraqitur për dokument udhëtimi një pasaportë turke e lëshuar në emër të Y. Y. 33 vjeçe.
Ky dokument është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Rinasit ku ka rezultuar si dokument me faqen e gjeneraliteteve të falsifikuara.
Në vijim të dy këta shtetas janë shoqëruar për në Komisariatin e Rinasit.
Gjatë veprimeve të para hetimore , shtetasja turke Ozden Gur ka deklaruar se me shtetasin turk Recep Cahit Dogan me të cilin ka udhëtuar nga Stambolli për në Rinas kanë lidhje shoqërore dhe miqësore.
Kjo shtetase deklaron se me këtë pasaportë që ka djeni se është e falsifikuar , është pajisur në qytetin e Stambollit te një shtetase turke të cilën e identifikon vetëm me emrin S.  dhe shprehet se e ka njohur kur ka vuajtur vetë dënimin me burg shtetasja Ozden Gur në vitin 2010 për “Vjedhje” dhe “Plagosje” dhe këtë dokument deklaron se e ka blerë për shumën prej 3000 dollarë amerikan.
Shtetasi turk Recep Cahit Dogan deklaron se e ka ndihmuar shtetasen Ozden Gur për të udhëtuar në drejtim të Shqipërisë dhe se kostot e udhëtimit të kësaj shtetaseje  dhe të vetat, si dhe pagesën e qerasë së banesës në Tiranë ku do qendronte Ozden Gur do i mbulonte vetë Recepi.
Gjithashtu Recepi deklaron se kur e ka bllokuar policia në Rinas shtetasen turke Ozden Gur, i ka deklaruar shërbimeve të policisë në Rinas se ajo ishte asistentja e tij.
Për shtetasin Turk Recep Cahit Dogan u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale  “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit“, parashikuar nga  neni 298 i Kodit Penal.
Për shtetasen Turke të identifikuar si  Ozden Gur u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal  “ Fallsifikimi i pasaportave , vizave apo letërnjoftimeve “
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Next Post

Videolajm/ Pamjet nga lart, ja çfarë lanë pas tërmetet në Japoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In