• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rinas- Morinë dhe linjat përtej

by Frrok Çupi
08/04/2021 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk mund të thuash se cila nga kalimet kufitare u bllokua e para: Morina apo Rinasi?! Ndoshta ka ndodhur si në paradigmën ‘pula vezën, apo veza pulën’. Shpesh në jetën tonë na ndodh si në figurën e krimit: Njëri autor krimi zbulon tjetrin.

a)Kufiri në Morinë u bllokua me qëllimin e parë që shqiptarët e Kosovës të mos vaksinohen në Kukës.

b)Kufiri ajror i Rinasit u bllokua me qëllimin e parë që të mos uleshin nga ajri vaksinat për popullatën.

Kësaj here kombi shqiptar është gjetur i mbyllur në thes: Blloko vaksinimin nga sëmundja botërore e shekullit, Covid19,  dhe atëherë kombin mund ta rrahin si macen…

A do të mbytet kombi shqiptar nga të vetët?

Dilema e tragjedisë së Hamletit, vjen si fantazmë kufijsh e pushtetesh, tanimë edhe për kombin tonë. Nuk ka asnjë faj kombi (siç akuzojnë disa perversë) pse ka në krye këta njerëz që e mbyllin në thes si macen. Nuk është as dilema nëse kombi i hap kufijtë, i ul avionët, i merr vaksinat…, sepse këtë e bëri. Çështja është pse nuk konfiskohen thasët, litarët, kufijtë, paratë, mjetet…, etj., me të cilat lidhet kombi një ditë të caktuar?

Përtej çdo akti ka disa linja:

1.

Pse e ndaloi Kurti i Kosovës kalimin kufitar për t’u vaksinuar në Kukës, e dini? Është shumë e thjeshtë, madje e ulët. Albini ka në kokë ‘luftën e  ftohtë’, dhe këtë do ta aplikojë së pari me kavjet e veta siç e quan kombin shqiptar. Kombit, në dy pjesët, i vë drynin, dhe kaq. Shqiptarët e Kosovës janë nisur e po vaksinohen në Beograd, por aq i bën Albinit; mjaft që bllokoi linjën ‘shqiptar me shqiptar’.

Kur mund ta hapë traun Albini?… Kur të mbarojë lufta e tij. Lufta e tij është që edhe në Tiranë të përcaktojë fituesin në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse fitojnë Meta dhe Berisha, Kurti hap thesin ku ka futur ‘macen komb’. Politika e qeverisë së re marksiste në Kosovë po tenton një Shqipëri të prerë në një vijë tjetër: Në lumin Mat ose Shkumbin. Andej nga Jugu nuk e ka qejfin…

Ideja e ndarjes së kombit ka dështuar edhe në vitin 1997. Presidenti pati bllokuar krahinat, pati nisur militantët për të sulmuar Jugun; pati urdhëruar prerjen e Mifolit dhe urave të  tjera, pati ndaluar transportin e ushqimeve dhe ilaçeve…, por ja ku është.

2.

Pse e bllokoi Ilir Meta aeroportin e Rinasit? Prej kohësh po bëjnë thirje ‘mos u vaksinoni!’me qëllim shpërthimin e kaosit. Kjo nuk po ndodhte, atëherë bllokuan transportin ajror. Dëshmi nga media po thonë se presidenti ka takuar, përgjatë gjithë natës, militantët e LSI që akoma punojnë në Albcontrol. Ata u thanë të tjerëve dhe… i vunë drynin. Edhe sikur të mos kishte ndodhur kjo, presidenti i Republikës po injekton zjarrminë e konfliktit kombëtar. Këtu janë disa liderë, inkludë Metën, që ndjejnë se po vjen dita të japin llogari për krimet. Zhdukja e tjetrit është fshehja më e mirë e krimit- prandaj e duan këta luftën dhe trazirën kombëtare. Duhet të paguajnë për çfarë bënë. Sa pa ndodhur kjo, ata më parë mbyllin thesin e ‘kombit mace’ dhe e mbysin. E duan vdekjen e  njerëzve, e duan si shpirtin.

Pas kësaj mbyllet linja tjetër: Rruga Amerikës. Ushtritë e Amerikës dhe NATO-s, këto ditë kanë në plan stërvitjen më të madhe në rajonin tonë. Po nga do të kalojnë ushtritë me qiell të kyçur?! Aleatët kanë mbetur garanci e vetme për paqen tonë. Sa për ne shqiptarët (shqiptarë gjykatës dhe politikanë) tiranët tanë vdesin në shtrat floriri. Vini re: Amerika stërvit trupat nga toka, ajri e deti pikërisht në 26 prill. Po thonë se ‘Elefanti’ ulet këtu për të shtypur ‘mizën’ që të shpëtojë popullin, por kjo është alegoria e fatit tonë.

Këta këtu, kështu duken, si miza, por punojnë për të na mbyllur në thes. A do t‘ua heqim kësaj here të drejtën e përdorimit mbi thesin, litarët, kufijtë, urat, vaksinat, paratë, mjetet?!…

Nuk dihet cila nga pikat kufitare u bllokua e para: Rinasi apo Morina!

Next Post
Basha në Peqin: Unë ju shkurtova me 4 herë rrugën për në Tiranë! Do t’ju fal faturat e OSHEE

"Populli do sjellë ndryshimin", Basha: Bashkimi juaj me 25 prill duhet të jetë shembull!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In