Policia Kufitare Rinas ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim, dy prej të cilëve të dënuar nga Gjykatat shqiptare.
1.Të arrestuarit janë Bashkim Leka, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
2. Alfred Gjoka, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
3.L. Çela, 32 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike”. –