• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rimëkëmbja e përbashkët, rimëkëmbje më e fortë”

by A R
15/11/2022 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën u mbajt në ishullin Bali të Indonezisë Samiti i 17-të i G20-s. Duke folur në këtë Samit ,Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi se vendet anëtare të G20-s janë të gjitha fuqi botërore e rajonale, prandaj duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e vendeve të mëdha, të luajnë një rol shembullor dhe të kërkojnë zhvillim për të gjitha vendet, mirëqenie për njerëzimin dhe përparim për botën.

Presidenti Xi Jinping vuri në dukje se bota e tanishme po përballon ndryshime të mëdha të papara në një shekull, të cilat janë ndryshime të botës, të kohërave dhe të historisë. Tani epidemia e COVID-19 po vazhdon të përhapet, ekonomia botërore është më e dobët, situata gjeopolitike është e tensionuar, qeverisja globale ka mangësi serioze, kriza të shumta, si ato ushqimore dhe energjetike, po mbivendosen dhe zhvillimi njerëzor po përballet me sfida të mëdha.

“Përballë këtyre sfidave, të gjitha vendet duhet të krijojnë ndjenjën e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, të promovojnë paqen, zhvillimin, bashkëpunimin e përfitimet e përbashkëta dhe të zëvendësojnë ndarjen me solidaritetin, konfrontimin me bashkëpunimin e përjashtimin me tolerancën, duke i dhënë përgjigje pyetjes së epokës sonë se‘çfarë ka ndodhur me botën dhe çfarë duhet të bëjmë?’, për të kaluar vështirësitë dhe për të krijuar të ardhmen së bashku,”u shpreh Xi Jinping-u.

“Ne duhet të promovojmë një zhvillim global më gjithëpërfshirës. Uniteti është forcë dhe ndarja nuk është rrugëzgjidhje. Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin, të kërkojmë bazën e përbashkët dhe të lëmë mënjanë dallimet, të bashkëjetojmë në paqe, të nxitim ndërtimin e një ekonomie globale të hapur dhe të mos krijojmë ‘qarqe të vogla’ për të përjashtur të tjerët. Ne duhet të promovojnë një zhvillim global më gjithëpërfshirës. Modernizimi nuk është privilegj i asnjë vendi. Vendet e përparuara duhet të ndihmojnë sinqerisht vendet e tjera të zhvillohen, duke ofruar më shumë produkte publike globale. Kina po nxit Nismën e Zhvillimit Global me mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare. Ne duhet të promovojmë një zhvillim global më të qëndrueshëm. Është e nevojshme të ndërtojmë një partneritet për rimëkëmbjen ekonomike globale dhe të thellojmë bashkëpunimin në fushat e luftës kundër epidemisë, inflacionit, borxhit, ekonomisë digjitale dhe transformimit të gjelbër. Kina mbështet përfshirjen e Bashkimit Afrikan në G20”, tha presidenti kinez në fjalimin e tij.

Xi Jinping-u theksoi më tej se duhet të ruhet sistemi tregtar shumëpalësh me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb, të nxitet në mënyrë aktive reforma e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të promovohet lehtësimi e liberalizimi i tregtisë dhe i investimeve. Kina ka propozuar një plan veprimi për bashkëpunimin në fushën e inovacionit digjital dhe pret të punojë më të gjithat palët për të krijuar një mjedis të zhvillimit të ekonomisë digjitale të hapur, të drejtë e jodiskriminues, me qëllim për të ngushtuar hendekun digjital mes vendeve të Veriut dhe atyre të Jugut. “Përballë sfidës së ndryshimit të klimës dhe kalimit drejt zhvillimit të gjelbër me lëshim të ulët karboni, ne duhet t’u ofrojmë mbështetje vendeve në zhvillim në drejtim të kapitalit, teknologjisë dhe ndërtimit të kapaciteteve, bazuar në parimin e përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme. Ne duhet t’i përmbahemi tolerancës zero ndaj korrupsionit dhe të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në ndjekjen e të arratisurve,” u shpreh ai.

“Vendet duhet të krijojnë marrëdhënie partneriteti, për të ndërtuar një treg të hapur, të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm mallrash, që do të sigurojë funksionimin e lirshëm të zinxhirit të furnizimit dhe stabilitetin e çmimeve të tregut. Ne duhet të kundërshtojmë me vendosmëri politizimin, instrumentalizimin dhe ‘armëzimin’ e të heqim sanksionet e njëanshme dhe kufizimet mbi teknologjinë. G20-a duhet të mbështetë vendet në zhvillim në fushat e prodhimit, magazinimit, kapitaleve, teknologjisë etj. Ne duhet t’i bëjmë jehonë krijimit nga OKB-ja të një ‘Grupi global të reagimit ndaj krizave ushqimore, energjetike dhe financiare’,” vuri në dukje Xi Jinping-u.

“Një Kinë që shkon vazhdimisht drejt modernizimit, me siguri do të krijojë më shumë mundësi për botën, do t’i ofrojë një shtysë më të fortë bashkëpunimit ndërkombëtar dhe do të japë kontribut më të madh për përparimin e gjithë njerëzimit!”, shtoi presidenti Xi.

Tema e Samitit të 17-të të G20-s është “Rimëkëmbje e përbashkët, rimëkëmbje më e fortë”. Sipas agjendës, faza e parë dhe faza e dytë e samitit, që do të zhvillohen të martën, do të fokusohen përkatësisht në sigurinë ushqimore e energjetike, shëndetësinë e çështje të tjera, ndërsa faza e tretë të mërkurën në transformimin digjital.

Po të martën, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi takime të veçanta me homologun e tij francez Emmanuel Macron, kryeministrin australian Anthony Albanese, kryeministrin e Holandës Mark Rutte, presidentin jugkorean Yoon Suk-yeol, presidentin afrikanojugor Cyril Ramaphosa, kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe krerë të tjerë të G20-tës

Next Post
Babai i Ramazan Rrajës: Djali lëviz me makinë të blinduar! Të faktohet nëse është i fajshëm

Babai i Ramazan Rrajës: Djali lëviz me makinë të blinduar! Të faktohet nëse është i fajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Presidentin Costa

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Presidentin Costa

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In