• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rimbursimi ilaçeve/ 56 mln lekë dëm, detajet e skemës gjigande mashtruese

by A R
15/12/2015 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani.

Këta dy shtetas, në pozicionet e tyre, kanë përfshirë në veprimtari të paligjshme edhe shtatë shtetas të tjerë, përkatësisht 4 drejtues teknik farmacish dhe 3 punonjës të Fondit rajonal të Tiranës.

Në përfundim të hetimeve për këtë rast, nga i cili kanë rrjedhur edhe disa hetime të tjera në zhvillim, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuza për personat si më poshtë:

  1. Hysni Roçi, pronar farmacish, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”
  2. Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar fillimisht me masë sigurimi “arrest në burg”, ndryshuar nga Gjykata e Apelit në “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim;
  3. Edlira Mara, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe “fallsifikimit të dokumentave”;
  4. Frida Lamçe, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;
  5. Fatbardh Budo, zyrtare e Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, akuzuar për veprën të “fallsifikimit të dokumentave”;
  6. Mimoza Tufi, drejtore teknike e farmacisë “Lundër”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

7.. Nikollaq Thanasi, drejtor teknike i farmacisë “Nutrimed”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

  1. Adelina Manaj, drejtore teknike e farmacisë “Adelina”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;
  2. Arens Spahiu, drejtor teknike i farmacisë “Bërzhitë”, hetuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”;

Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se skema ka funksionuar në dy plane, të cilat lidhen me njëra-tjetrën, me qëllimin final përfitimin e paligjshëm të shumave të parave nga rimbursimi i ilaçeve.

Shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive, u ka marrë liçensat drejtuesve teknikë të farmacive “Lundër”, “Bërzhitë”, “Adelina” dhe “Nutrimed”, me qëllim përfaqësimin e tyre në raportet me Fondin Rajonal të Kujdesit Shëndetësor për përfitimin e rimbursimit të ilaçeve. Nga hetimi ka rezultuar se këto farmaci, gjatë periudhës  shtator 2014 – mars 2015, kanë përfituar shuma të konsiderueshme në mënyrë të padrejtë, nga rimbursimi i ilaçeve që kanë deklaruar se kanë shitur, por që në të vërtetë rezulton se nuk kanë shitur ato sasi. Madje, rezulton se kanë deklaruar si të shitura ilaçe, të cilat nuk i kanë pasur asnjëherë në dispozicion.

Drejtuesit teknikë të farmacive, të cilët janë marrë të pandehur, kanë deklaruar gjatë hetimit, se nuk kanë kryer veprime me Fondin. Por, ka rezultuar e provuar se liçensat e tyre ia kanë dhënë shtetasit Hysni Roçi, i cili, nëpërmjet mashtrimit, ka rimbursuar në llogari të tyre shuma të ndryshme dhe në këtë mënyrë, edhe drejtuesit teknikë janë përfitues të kësaj skeme mashtrimi.

Nga ana tjetër, shtetasi Pjerin Xhuvani, në cilësinë e drejtorit rajonal të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, ka urdhëruar zyrtarë të tij për të formuluar akte fiktive kontrolli mbi farmacitë e sipërcituara dhe, në përfundim, i ka nënshkruar aktet e kontrollit, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë rimbursimit të padrejtë këtyre subjekteve private. Po ashtu, edhe zyrtarët e Fondit, të marrë të pandehur në këtë procedim, pavarësisht se ishin në dijeni të plotë të veprimeve të kundërligjshme, kanë nënshkruar akte kontrolle fiktive (të pakryera) për farmacitë, duke lejuar në këtë mënyrë përfitimin e padrejtë të rimbursimit monetar për subjektet private.

Next Post

Fotolajm/ Salla e mbledhjes së Kryesisë së Kosovës kthehet në mensë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com