• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rilindje për ditëlindje!

by Mero Baze
16/09/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Po prisja tia uronte dhe Ilir Meta ditëlindjen Fatos Nanos, që të kompletonte sjelljet e tij të kohëve të fundit, që nuk lë njeri pa i kujtuar kur ka lindur, apo kur k avdekur.

Por nuk e bëri.

Me sa duket tani ai kërkon figura me peshë kombëtare për ti përkujtuar dhe për ti identifkuar me projektin e tij politik. Kjo u pa qartë për shembull tek dekorimet për Luftën e Vlorës, ku të krijohej ideja që ajo është një luftë që e ka bërë LSI.

Modeli i Fatos Nanos si liberal nuk e ndihmon në idenë e tij për tu dukur si Babai i “Baballarëve të kombit”.

Pas një dedikimi të Edi Ramës, për liderin veteranë të socialistëve, thuajse e bën të gjithë nga një gjest për të. Madje filluan ta urojnë dhe shumë deputetë socialist, a thua më parë e kanë pas të ndaluar ta uronin publikisht.

Por më shumë se të tjerët, nga dedikimi i Edi Ramës,  dukej i prekur Sali Berisha. Ai ngjante sikur i kishin marrë të dashurin dhe publikonte video që tregonte se cfarë ka thënë Fatos Nano për Edi Ramën, dikur kur ishin në luftë me njëri tjetrin. A thua se nuk e di këtë as Fatos Nano, as Edi Rama. Dhe këtë e thotë më 16 Shtator, dy ditë pas përvjetorit të vrasjes së Azemit, për vrasjen e të cilit Berisha ka akuzuar pa ju dridhur zëri fare, Fatos Nanon si vrasës dhe më pas e ka shpallur aleat kundër Edi Ramës për disa vite dhe e ka ftuar në festën e PD të takohet me demokratët që desh u vranë më 14 Shtator.

Dhe në gjithë këto pështjelllime që ka shkaktuar një dedikim i Edi Ramës për Fatos Nanon, secili shikon hallin e vet.

Ilir Meta nuk ka reaguar dhe ndoshta e ka mallkuar me vete Edi Ramën, se ja ka prishur projektin e Ditëlindjeve, me të cilët po ngjallte të vdekur nga varri dhe të vdekur mbi tokë, për ti bërë bashkë kundër tij.

Aq më keq që mund të ketë  menduar se mos Rama e propozon për president pas 26 prillit, kur ai ka premtuar se do të ik nga Presidenca. Dhe do jetë betuar me vete që nuk ka për të ikur mos tia lëshoj vendin atij “tradhëtari”. Kur ja kujtoi Rexhep Mejdanit, që kishte ditëlindjen para një muaji, me siguri i ka shkuar në mendje të ftoj dhe Fatos Nanon, por ka pas frikë mos u prishte ditëlindjen.

Sali Berisha nga ana e vet ndjehet i frustruar nga ideja që e majta ngjan e bashkuar, ndërsa opozita e ndarë në tre katër copë. Përfytyro që ai nuk bind dot Lulin të pajtohet me Jozefinën, dhe tani duhet të duroj dhe paqen e Edi Ramës me Fatos Nanon. Dhe pas kësaj kërkon tu kujtoj Nanos e Ramës se ata dikur kanë sharë njëri tjetrin.

I gjithë ky pështjellim vetëm nga ideja se Rilindja po gjen mundësi të mbahet e bashkuar edhe përmes ditëlindjeve.

I vetmi që ndoshta se ka ditur se ka ditëlindjen sot mund të jetë Fatos Nano. Tani dhe ai e mësoi dhe me siguri i kini dhënë një rast ta shtyj deri në mesnatë duke pirë verë e duke u tallur me ata që e urojnë dhe mallkojnë. Feston rilindjen e ditëlindjes.

Next Post
Spitali i Traumës reagon pas akuzave të PD: Nga marsi janë paraqitur 29,100 pacientë dhe janë operuar 3,498

Spitali i Traumës reagon pas akuzave të PD: Nga marsi janë paraqitur 29,100 pacientë dhe janë operuar 3,498

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In