Projekti i Rilindjes Urbane ka sjellë transformim të katër qyteteve në veri të vendit. Kështu, në Kukës, qeveria shqiptare dhe ministria e Zhvillimit Urban nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve financoi projektin me vlerë totale 30.032.319 milionë lekë për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të qytetit.
Në Bulqizë, me një financim prej 24.000.047 lekësh nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, u realizua projekti për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve në lagjen “Gjeologu”.
Në Burrel ka përfunduar zbatimi i projektit me kosto 70.208.003 lekë, për rikonstruksionin e plotë të këndit të lojërave. Ndërsa “Rikonstruksioni i urës mbi lumin Drin” është investimi me vlerë 32.738.774 lekë, që ka filluar të zbatohet në qytetin e Lezhës .