• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rilindja Urbane”/ Rama i inspekton vetë punimet për rikonstruksionin e qendrës së Roskovecit

by Java News
26/10/2019 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rilindja Urbane” po transformon krejtësisht hapësirën publike të Roskovecit. Kantieret e transformimit urban janë shtrirë nga qe​ndra në blloqet e banimit. Është drejt përfundimit ndërtimi i godinës së re të bashkisë dhe rikonstruksioni i bulevardit kryesor, shtrimi me pllaka guri, rehabilitimi i fasadave të ndërtesave dhe veshjen me pllaka guri të kateve të para. Drejt përfundimit është edhe rehabilitimi i bllokut të banimit nr.2, që përfshin ndërhyrjet në rrjetin inxhinierik, ujësjellës dhe kanalizime dhe rehabilitimin e fasadave të pallateve.

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku pa nga afër ecurinë e punimeve për rikualifikimin urban, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 3,5 hektarësh.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi shpjegoi në detaje punën e deritanishme, e cila nisi mbi gërmadhat e ngrehinave të amortizuara që përhapnin ndotje dhe krijonin kaos. Si ndërtimin më të veçantë, ajo cilëson ndërtesën e re të bashkisë, një infrastrukturë moderne që do të përmbledhë të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve në një One stop shop. Ndërkohë që ndërtesa ekzistuese, më e vjetra e qytetit, do të shërbejë si muze i traditës.

“E gjithë pjesa përfituese e rikualifikimit urban është një sipërfaqe prej 3.5 hektarë. Përfshihen disa nënobjekte që kanë të bëjnë me sheshin. Është plotësuar e gjithë pjesa e infrastrukturës nëntokësore që ka të bëjë me furnizimin e ujit të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Kemi pjesën e fasadave ku të gjitha katet përdhe kanë marrë këtë veshjen me gurë, suvatimet e godinave, të cilat nuk kanë qenë dhe lyerjet e tyre. Është pjesa e ndriçimit në të gjithë hapësirën që rikualifikohet, pjesa e gjelbërimit. Është dhe godina e re e bashkisë që do t’i përmbledhë në një ndërtesë të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve. Janë dy sheshe. Njëri është planifikuar për aktivitet të ndryshme që do të bëjë bashkia e qytetit, si dhe takime të ndryshme. Një sipërfaqe e gjelbër i është dedikuar moshës së tretë dhe fëmijëve. Këtu më përpara ka patur disa godina të cilat ne i kemi hequr me shumë punë. Ato kanë qenë godina të amortizuara që krijonin një papastërti dhe ndotje të madhe të të gjithë ambientit. Godina atje është një godinë ekzistuese e bashkisë, një nga më të vjetrat e ndërtuar në vitin 1926, e cila do të kthehet në muze, për të pasqyruar një pjesë të traditës së Roskovecit dhe të zonës më gjerë. Në bashkinë e re një hapësirë do ti dedikohet One Stop Shop, ku qytetarët do t’i marrin aty të gjitha shërbimet.” shpjegoi kryebashkiakia.

Next Post
Zjarri përfshin kodrën me shkurre në Elbasan, flakët rrezikojnë Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit

Lajm i fundit/ Zjarr i madh në Cakran, ne terren 20 zjarrfikese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In