• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rilindja Urbane/ Balla: Investimet e kanë kthyer Belshin në destinacionin e rëndësishëm turistik

by Java News
27/05/2019 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin, Musa Ulqini dhe Kryetarin e Bashkisë Belsh, Arif Tafani inspektuan punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit, i cili parashikon ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave përreth liqenit, pa munguar as hapësirat rekreative.

Në fjalën e tij, Balla tha se Belshi është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik edhe pse investimi ende nuk ka përfunduar.

“Do të jetë një projekt modern, sepse synohet, jo vetëm krijimi i një unaze përreth gjithë liqenit, por edhe me kënde rekreative të cilat e bëjnë të gjithë hapësirën të shfrytëzueshme. Është një investim rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra, në një bashkëpunim shumë të frytshëm mes qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Belshit”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, bashkia e Belshit i ka qëndruar strikt kritereve të vendosura nga qeveria dhe se investimi vjen si pasojë e vlerësimit maksimal për punën e kryer nga kjo bashki.

Në vijim të punëve të mira për Belshin, deputeti Musa Ulqini njoftoi edhe nisjen e punimeve në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm për Belshin.

“Qeveria Shqiptare ka miratuar një fond të konsiderueshëm për të filluar ndryshimin rrënjësor në ujësjellësin e Belshit. Pra një ujësjellës i ri, shkolla të reja, qendra shëndetësore të mirërregulluara, një qytet kaq i bukur, rrugë të reja, të gjitha këto janë mundësi të mëdha për të gjithë njerëzit që banojnë këtu”, u shpreh Ulqini.

Qyteza e bukur buzë liqenit, tashmë pret vizitorë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. Po ashtu, investimet në liqenin e Seferanit, pedonalja, krijimi i bujtinave, aktivitete të shumta në natyrë, kulinaria me prodhime bio të zonës e bëjnë Belshin destinacion të fundjavave.

g.kosovari

Next Post
NASA synon të rikthehet në Hënë, 22.6 miliard dollarë për programin Artemis

NASA synon të rikthehet në Hënë, 22.6 miliard dollarë për programin Artemis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

LIVE! Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ së Trump, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In