• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikujtimi makabër i tragjedisë së Elbasanit

by Ylli Pata
28/06/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka pasur zhvillime të reja këto ditë në lidhje me procesin apo dosjen hetimore që përfshin tragjetinë e tmerrshme të Elbasanit që ndodhi në datën 21 prill 2021.

Pikërisht 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të një vitit më parë. Prokuroria ka marrë të pandehur, dhe gjykata ka dhënë masa sigurie edhe për disa oficerë madje drejtues të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Që do të thotë se kemi të bëjmë me një zgjerim të hetimeve, ku përvecse autorit të krimit, pra vrasjes së Pjerin Xhuvanit, drejtësia ka marrë në hetim, madje hetim mëse aktiv edhe drejtues të Policisë së Qarkut.

Nuk di si të quhet kjo; pozitive apo negative, por këtu kemi të bëjmë me një zhvillim që shkon përtej veprës penale, duke ecur në ato që quhen “veprime apo mos veprime” të organeve shtetërore.

Disa emra të njohur mediatikë, që janë atashuar tashmë si përkrahës ose pjesë të mediave të Sali Berishës, e kanë rimarrë lajmin a thua se kanë zbuluar se Pjerin Xhuvanin e vrau policia.

Ja vlen realisht të ndalemi në atë ngjarje të tmerrshme, jo thjesht tragjike, ku një personi i drejtohet pistoleta dhe mbi të bien disa plumba thjesht sepse është një mbështetës i Partisë Socialiste.

Autori i krimit ka emër, mbiemër, CV, historik, por edhe dinjitet. Ai është Arber Papleka, një oficer me përvojë i policisë shqiptare në lirim,  i cili sapo ka kryer vrasjen është dorëzuar tek reparti elitë RENEA të cilit i përkiste, ka dalë në gjyq dhe ka dhënë një version sipas të cilit e ka vrarë për vetëmbrojtje.

Në thelb Papleka ka shprehur në një farë mënyrë pendesën apo padëshirën e tij për të vrarë një shtetas tjetër. E këtu është realisht tragjedia e një njeriu, i cili realisht nuk ka përse ta donte këtë gjëmë, edhe sikur PD nëse fitonte zgjedhjet ta bënte drejtor policie.

Nuk do të qëndronte dot në detyrë, pasi vetëm zhurma në media dhe parlament do ta prishte karrierën e një oficeri që para ngjarjes kishte një të shkuar brilante ushtarake.

Megjithatë sot, disa emra të njohur mediatikë, janë entuziazmuar nga inkriminimi i drejtuesve dhe oficerëve të policisë së Elbasanit.

Por në fakt inkriminimi i tyre ndodh sepse ata janë më të lehtët për tu inkriminuar nga SPAK, pasi merren me atë që ata s’kanë bërë. Po kush e vrau Pjerin Xhuvanin? Arbër Papleka! Kush e ngriti grupin e armatosur për të mbrojtur votën? Kush e galvanizoi klimën që çoi deri në atë krim të tmerrshëm. i mbani mend besoj komentet pak minuta pas vrasjes së Xhuvanit, ishim pak ditë para zgjedhjeve. Thanë se do të vazhdojmë vrasjet, u krijua një klimë e tmerrshme që sipas gjasave e menaxhoi policia e Elbasanit.

Nuk bëhet fjalë fare për të mbrojtur individë, por për të folur për raportim, asnjëri nga këto apo ato që kanë akuzuar policinë dhe prokurorinë se kanë mbrojtur grupin rival, pra atë grup që Pjerin Xhuvani i është kundërvënë grupit të PD, nuk flet për krimin. Por thotë se Xhuvani dhe njerëzit e tij kishin në bagazh reklama të PS dhe numra kartash identiteti Edhe?

Duhej vrarë Pjerin Xhuvani? Si ka mundësi që të gjithë këta që shtrojnë këtë tezë, pra tezën që Xhuvani dhe njerëzit e tij kishin në plan të manipulojnë zgjedhjet, e kanë prova, nuk e kanë raportuar historinë të plotë dhe ta çojnë denoncimin në prokurori?

Por edhe sikur ta bënin, a e jusfifikon e gjitha kjo vrasjen e Pjerin Xhuvanit? Kjo është realisht pyetja, kjo është realisht çështja. Pjerin Xhuvani nuk është viktima e parë e politikës apo përplasjes zgjedhore në Shqipëri.

Në çdo zgjedhje ka pasur viktima, nga njëra e tjetra palë. Vrasja është krimi real, që as justifikohet, as dënohet, as amnistohet, por sipas Kodit Penal dënohet me burg të gjatë nga 15 deri burgim të përjetshëm.

I mbani mend furistradat e zeza apo mercedesat gri që xhironin gomat në fushatën  e 25 prillit 2021? Të mbushur me ish-policë, ish-punonjës të SHIK apo edhe njerëz të krimit që i pamë edhe më 8 janar. Ata kërkonin vendet e punës që sipas tyre u ishte marrë pa të drejtë.

Zgjerimi i hetimeve sot nga SPAK edhe për Policinë e Elbasanit është një lajm vërtet i keq pë rata efektivë, por në fund të fundit i jep hetimit një horizont më të gjerë. Por ky zhvillim është pjesë e jo thelb i tragjedisë së 21 prillit 2021, që mbetet vrasja e Pjerin Xhuvanit!

Next Post
Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës. Policia vendos perimetrin e …!

Alarm në Shkodër, gjendet një pako e dyshimtë në anë të rrugës. Policia vendos perimetrin e ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In