• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi në Parlament, Salianji kundër Berishës: Të djegim mandatet!

by Java News
18/12/2018 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të mbështesë me të gjitha format protestën e studentëve në të gjithë vendin. Ky është vendimi që u mor në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së këtë të hënë. Pak orë pasi ishin bërë publike rezultatet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha thirri Grupin Parlamentar për të koordinuar qëndrimin e opozitës në raport me protestën e studentëve dhe marrëdhënien me Parlamentin. Basha theksoi se PD-ja është kundër ligjit për arsimin e lartë dhe anulimi i atij ligji do të jetë akti i parë kur e djathta të vijë në pushtet.

“Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet. Bijtë e shqiptarëve janë në protestë. Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë! Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë”, tha Basha.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar që deputetët e PD-së të mbështesin me të gjitha format protestën e studentëve duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ata të rinj. Më radikal në qëndrimin e tij ishte sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji, i cili kërkoi që deputetët demokratë të djegin mandatet dhe të bashkohen me studentët në protestë. Sipas Salianjit, paqartësia është armiku më i madh i opozitës në këtë moment.

DEBATI NË GRUPIN E PD

SALI BERISHA: Duhet patjetër që të mbështesin protestën e studentëve. Mbështetja që kjo parti, që çdo demokrat duhet t’u japë atyre të rinjve, është kulmi i opozitarizmit. Në gjykimin tim, ky është një moment shumë deciziv për opozitarizmin në përgjithësi, jo vetëm për opozitarizmin politik, por edhe për atë qytetar. Ne duhet domosdoshmërisht të mbështesim ata të rinj dhe të mos lejojmë të shuhet protesta e tyre. Është e qartë që Rama do të përdorë të gjithë makinacionet për ta përçarë protestën. Ata të rinj gëzojnë admirimin e gjithë shqiptarëve për atë që kanë bërë këto ditë. Prandaj, edhe unë sugjeroj që është detyrë e çdo deputeti të PD-së që t’i bëjë thirrje çdo prindi dhe çdo shqiptari t’i bashkohet asaj proteste. Gjykoj se pjesëmarrja e deputetëve tanë atje do të keqinterpretohej dhe do të keqpërdorej mediatikisht nga Rama, por nderi dhe mbështetja më e madhe që ne mund t’u japim atyre të rinjve është thirrja që asaj proteste t’i bashkohen sa më shumë qytetarë. Gjykoj se duhet të mblidhet sa më parë Këshilli i ri Kombëtar. Duhet që Këshilli të jetë i atashuar dhe të ketë ngarkesë politike. Çdo anëtar i atij Këshilli të japë kontributin e tij, pranë degëve pranë strukturave të PD-së. Edhe diçka të fundit. Mund të ketë ide të ndryshme për rikthimin në Parlament. Ndoshta ne duhet të kthehemi në Parlament për të mbrojtur nismën tonë kushtetuese për veting në politikë. Por sipas mendimit tim, pjesëmarrja e opozitës në Parlament është e domosdoshme që në seancën e ditës së enjte. Ne duhet të jemi në atë seancë kur do të diskutohet buxheti i shtetit dhe specifikisht, buxheti për arsimin e lartë. Ne duhet të paraqesin alternativën tonë, për t’u treguar shqiptarëve se mundësi për plotësimin e kërkesave të atyre të rinjve ka, por nuk ka vullnet nga kjo maxhorancë.

ERVIN SALIANJI: Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës, kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike me njëri-tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimmarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet t’u japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjet mandati apo për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet, jo duke pritur afatin, por si akt i qartë politik, t’u bashkohemi studentëve pikërisht tani, kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë që është në protestë, të bashkohemi me ta. Nëse merret vendim që të shkojmë në Parlament, të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë, duke nxjerrë kandidatët dhe alternativën që tani. E përsëris, armiku i dytë i madh joni është paqartësia. Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkërisht dhe së dyti, të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë.

RUDINA HAJDARI: Z. Basha, dua ta marr edhe unë fjalën sepse kam disa gjëra për të thënë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kisha kërkuar fjalën për të thënë qëndrimet e mia dhe në mënyrë shumë të çuditshme më është hequr fjala. Nuk e kuptova cila ka qenë arsyeja e heqjes së fjalës sime, ndërkohë që shumë kolegë të tjerë folën në mbledhjen e Këshillit. Unë pavarësisht kësaj do të vijoj të shpreh mendimin dhe qëndrimet e mia, për të cilat jam rikthyer nga SHBA për të dhënë kontributin tim. Dhe në fakt nuk është çështje zgjedhjeje. Vetë formimi im dhe tradita familjare më imponojnë që t’i them hapur qëndrimet dhe bindjet e mia, pavarësisht nëse mund të prek edhe ndokënd me ato që them.PANORAMA/a.meta

Next Post
Veliaj në Tokio me ftesë të qeverisë japoneze, për projektet e Tiranës

Veliaj në Tokio me ftesë të qeverisë japoneze, për projektet e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In