Në pjesën e tretë të emisionit “Top Story” në Top Channel, u diskutua nëse qeverisa e re e SHBA do t’i heqë ‘non gratën’ kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Deputeti demokrat, Dashnor Sula u shpreh se ka indicie të fortë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi tha se ka zero shanse për një vendim të tillë nga SHBA.
“Fakt është që sekretari i shtetit ka pasur një qëndrim. Ka një indicide të fortë që Berishës t’i hiqet ‘non-grata’.
Ndërsa Klosu u shpreh “Jemi shumë periferik për të gjykuar cfarë ndodh në Amerikë. E kemi të qartë që shpallja e ‘non gratës’ ka ardhur nga qëndrimit e tij kundër politikave amerikane. Pa zero shanse të ketë një ndryshim qëndrimi, jo vetëm Saliut.”