• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rikthimi i Trump/ Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti shkatërroi marrëdhëniet me SHBA, duhet të gjejmë balancë

by A R
21/01/2025 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për rikthimin e Trump në Presidencë në SHBA dhe domethënien e kësaj ngjarje për Kosovën.

Ai deklaroi se qeveria Kurti ka shkatërruar marrëdhëniet me SHBA, ndërkohë që deklaroi se ideja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë ka vdekur.

“Në pamje të parë, Kosova ka qenë një produkt i një konsensusi të një establishmenti të qendrës, i cili si Demokratët ashtu edhe Republikanët kishin vizion për ta çliruar dhe për t’u shpallur pavarësia, ka qenë konsensus ndërpartiak.  Ai konsensus i qendrës nuk ekziston më. Ardhja e Trump nuk mund të shihet me prizmin e botëkuptimeve që kemi patur më herë.

Prej viteve 90’ pavarësisht partive politike, kishin dashamirësi në ngritjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve me qeverinë amerikane. Me ardhjen e kryeministrit Kurti ndodhi shkatërrim i marrëdhënieve, sidomos me aktorë si Grenell, pati akuza publike nga zoti Kurti, në gazetat majtiste, që ishte organizuar grusht shteti ndaj Kurtit.

Kemi dy diskontinuitete, e para në Kosovë dhe e dyta në SHBA. Kosova kurrë në historinë e vet, nuk ka patur punët më keq me Amerikën se tani. Kryeministri nuk i ka patur dyert e hapura.

Nuk do ta quaja Grenell më afër interesave të Serbisë, por po flasim për një politikë më transaksionale. Pyetja është jo se kush ka të drejtë morale, apo historike, por si do të përfitojë Amerika prej kësaj pune, prandaj edhe politika jonë e jashtme duhet të fokusohet se si ë gjejmë një balancë.

Disa vegla që kemi patur, nga armatimet deri te investimet, duhet ti integrojmë në qasje proaktive. Ka qenë tragjike që Kurti anulloi gazpërçuesin amerikan, një grant për ndërtimin e gazpërçuesit, për gaz amerikan. Kurti e anulloi. Këtë projekt e promovoi shumë Grenell. Duhet të jemi të mençur se si të gjejmë gjuhën e përbashkët”, tha ndër të tjera Selimi.

Next Post
Aksident i rëndë në Itali, ndërrojnë jetë dy të rinj, mes tyre një 18-vjeçar shqiptar (EMRI)

Aksident i rëndë në Itali, ndërrojnë jetë dy të rinj, mes tyre një 18-vjeçar shqiptar (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In