• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rikthimi i djemve plangprishës” më 9 shtator!

by Alfred Peza
29/06/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pasi heshti për dy javë me radhë, pas marjes së mandatit të ri të kryetarit të PD, Lulzim Bashës iu desh që të shkojë në kryeqytetin e Europës së Bashkuar për të deklaruar se në shtator opozita do të rikthehet në Parlament. Ai shtoi nga Bruskeli se do ta vazhdojë si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, luftën opozitare për tu rikthyer në pushtet.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe përfundimit të procesit të 13 qershorit brenda partisë për rikonfirmimin si kryetar, Lulzim Basha është artikuluar këtë radhë më qartë se kurrë për të ardhmen e opozitës. Pak kohë më parë ai kishte deklaruar se PD nuk do ti digjte sërish mandatet e deputetëve, çka ishte edhe parathënia, për qëndrimin përfundimtar që sapo mbajti për rrugën që do ndjeki në 4 vitet e ardhëshme.

Përtej sfidave të reja që presin opozitën në përgjithësi dhe PD e Lulzim Bashën në veçanti në shtator, duke nisur nga raporti me Sali Berishën pas shpalljes “non grata” nga SHBA, tani është e rëndësishme që të analizohet se çfarë ka ndodhur në dy vitet e fundit. Çfarë solli filozofia e “rrugës së rrugës” që opozita ndoqi nga janari i 2019, pasi doli nga sistemi politik e demokratik i vendit, e deri më sot?

Ajo që ndodhi, ishte e jashtëzakonshme për historikun e 30 viteve të postkomunizmit në Shqipëri, por edhe pasojat që krijoi për PD dhe LSI. Lidershipi i opozitës në përpjekje për të bllokuar dhe zhbërë reformën në drejtësi, tentoi që të ngjizte artificialisht një krizë politike nga lart, me qëllim shitjen e saj publikisht si një “revolucion popullor” duke synuar marrjen e pushtetit në tavolinë.

Ky eksperiment tentohej për herë të parë, shoqëruar edhe me aktin “in extremis” të bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 2019, për ta etiketuar atë si proces monist dhe lojën e vet si parimore. Mazhoranca socialiste nuk ra në këtë grackë diabolike. As Komisioni i Venecias. As OSBE/ ODIHR. As BE. E as SHBA. Duke mos e pranuar këtë lojë djallëzore. Ndaj institucionet shqiptare dhe ndërkombëtarët, çertifikuan dhe mbështetën legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Përmes këtij skenari opozita nuk ia doli dot që ta bllokonte jetën Parlamentare të vendit. As jetën e saj politike. As atë demokratike. As procesin zgjedhor. As funksionimin e pushtetit lokal. E as atij qëndror. Duke mos e cënuar dot legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse dhe duke mos krijuar dot bllokimin e jetës normale social- ekonomike e shoqërore të vendit, PS dhe Edi Rama ia dolën të triumfonin.

Ky ishte momenti që shënoi edhe fundin e turpshëm të një eksperimenti të dështuar opozitar, që e çoi atë edhe në humbjen e zgjedhjeve të 2021. PD dhe LSI u bë opozita e parë në historinë e tri dekadave të postkomunizmit, që do qëndrojnë për 12 vjet larg pushtetit, ndërkohë që PS është e para forcë politike që fiton tri mandate qeverisëse radhazi. Por kjo nuk është e keqja më e madhe që iu kanos opozitës sonë.

Në kulmin e “revolucionit të molotovëve”, kur sulmonte me “zjarr e hekur” institucionet kushtetuese të vendit, PD dhe LSI rrezikuan të shpalleshin nga SHBA si organizata të dhunëshme. Pas zgjedhjeve të 25 prillit “lideri historik” i opozitës Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA, për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Ndërkohë që Parlamenti, me 104 votat e deputetëve, e shkarkoi Ilir Metën si President i Republikës.

Kurrë më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, një opozitë nuk është ndëshkuar më shumë sesa kaq, për shkak të strategjisë antistem që ndoqi lidershipi i saj. Ata dështuan për të bllokuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, nga frika e ndëshkimit të lidershipit të tyre të vjetër, për korrupsionin dhe krimet gjatë ushtrimit të pushtetit.

Ndaj as PD dhe as Lulzim Bashës, as LSI dhe as Monika Kryemadhit nuk i ka mbetur rrugë tjetër sot, përveç asaj të rikthimit të opozitës në Parlament në shtator, për ta vijuar luftën e tyre për pushtet brenda sistemit. Si çdo e keqe që e ka edhe një të mirë, opozita jonë pas kësaj, çfarëdo synimi që të ketë në të ardhmen është e sigurtë se nuk ka për ta kërkuar më arritjen e saj në rrugë.

Kur ti shohim duke u futur kokëulur më 9 shtator në sallën e Parlamentit të ri, tabloja opozitare që do na shfaqet publikisht përballë, do ta meritojë plotësisht diçiturën: Rikthimi i djemve plangprishës!

Next Post
Iniciativa/ Gratë mund të martohen me më shumë se një burrë, pritet të kalojë ligji

Iniciativa/ Gratë mund të martohen me më shumë se një burrë, pritet të kalojë ligji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In