• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i Berishës/ Imami: SHBA s’mund të ndërhyjë në punët e partive! Mbetjet e Bashës në PD tregojnë se ai ishte ‘kolonë e pestë’

by Java News
25/03/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri demokrat, Arben Imami, tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se SHBA nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partive politike në vendet e NATO-s. Ai tha se Enkelejd Alibeaj dhe pjesa tjetër e mbështetësve të Lulzim Bashës nuk kanë asnjë të drejtë morale që të kërkojnë largimin e Sali Berishës.

“Ky është një lloj sovraniteti. Ne kemi dhënë sovranitet aq sa kërkon organizata e NATO-s dhe kjo e fundit nuk merret me parti politike. Kjo është një çështje e kapërcyer prej muajsh. Është e vërtetë ajo që tha Berisha se sot Amerika është në një çështje relativisht të vështirë sepse demokratët dhe republikanët nuk kanë dhënë konsensus për shumë çështje të brendshme dhe të jashtme. Të gjithë faktorët strategjikë dhe gjeopolitikë tregojnë se ne në vitin 2013 kemi qenë në pozicionin e duhur” – tha Imami.

Ish-deputeti shtoi se gjithçka po ndodh këto orë në PD vërteton edhe një herë se Basha ka qenë një ‘kolonë e pestë’ brenda demokratëve.

“Marrëdhënia e Ambasadës Amerikane me Partinë Demokratike nuk është çështje e Yuri Kim ose jo. Palët do të komunikojnë si gjithmonë normalisht. Do takohen sekretarët e të tjerë sipas detyrave. Sot ka një vendim gjykate, ka një kundërshti. Ajo që nuk me çudit është që megjithëse  largua Basha, qëndrimet e asaj që ka mbetur në PD janë të njëjta me Bashën. Kjo tregon se Lulzim Basha është një vegël, një kolonë e pestë për të ruajtur brenda PD-së vlerat antidemokratike. Këtë po përpiqen të bëjnë dhe pasuesit e tij. Sepse nëse ne mendonim që e shkaktonte Basha këtë situatë, ja ku jemi që pasuesit po bëjnë të njëjtën gjë. Nuk pranohet mendimi i themeluesve, i qëndrestarëve dhe vendimi i gjykatave. Ajo që më ka bërë përshtypje është që këta marrin përsipër të gjykojnë ç’është e mira dhe ç’është e keqja. Në 18 dhjetor demokratët votuan në një referendum masiv. Alibeaj kërkon të më bindë mua se duhet të ikë Berisha dhe të qëndrojë ai”, deklaroi ish-ministri demokrat i Mbrojtjes për ‘Kontrast’ në Report TV.

Arben Imami u ndal edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë, kryesisht në marrëdhëniet me fqinjët. Ai komentoi Ballkanin e Hapur teksa tha e ky i fundit është një koncept ideologjik që në fund synon rivendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.

“Bashkëpunim në Ballkan është i domosdoshëm. Politika ndërkombëtare midis vendeve edhe sikur të jenë komunistët në krye, është tërësisht konservatore. Por në emër të një bashkëjetesë s’kemi pse të kapërcejmë koncepte që na bëjnë të ndryshëm. Teoria e Ballkanit të Hapur është ideologjike dhe synon vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, gjë që ka dështuar për problemet serioze që shkaktoi në shekullin e kaluar” – tha Imami./m.j

Next Post
Rama për funksionarët e shtetit: Do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50% të shpenzimit të naftës për makinat e punës

Shpërthimi në Arabinë Saudite/ Rama: Krim i neveritshëm! Synon të ndikojë sigurinë globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In