Në javët e fundit nuk kanë qenë të pakta zërat që e largojnë teknikun italian të Chelsea nga Londra, kjo edhe për shkak të rezultateve jo shumë të mira në Premier League.
Por pavarësisht këtyre zërave, Antonio Conte nuk ka ndërmend të largohet me dëshirë nga stoli i Chelsea, edhe nëse do t’i ofrohej pankina e Italisë.
“Kombëtarja? E kam thënë edhe më parë, kam një kontratë me Chelsea deri në 2019-ën dhe kam ndërmend ta respektoj. Pastaj si gjithmonë duhet që të jenë të kënaqura të dyja palët. Historitë e fundit të bluve flasin për shumë trajnerë të ndërruar, por për momentin nuk e mendoj këtë”, u shpreh Conte./a.m.