• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet Topalli: Basha shpalli aleancë me LSI pa e pyetur PD-në

by A R
02/09/2018 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha për Shqiptarja.com se shpallja e aleancës me LSI nga kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk është diskutuar kurrë me strukturat e partisë.

Topalli pohoi se ka qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë, ndërsa shtoi se demokratët e kanë paguar një herë shtrenjtë qeverisjen me LSI.

Sipas zonjës Topalli sot nuk ka më Parti Demokratike, ndërsa Lulzim Bashën e quan thjeshtë në vartës të kryeministrit Edi Rama.

“Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë. Sot nuk ka PD, nuk ka një forcë të djathtë politike. Por historia është edhe më keq se kaq. Lulzim Basha është vartës i kryeministrit të vendit dhe kjo është dramatike për vendin. Praktikisht pluralizmi në Shqipëri është vetëm në letrat e KQZ dhe në regjistrimet formale të grupeve në Kuvend. Kur kryeministri korrupton kryetarin e opozitës, praktikisht pluralizmi është vetëm një maskë. Një dramë të tillë e kemi jetuar gjatë kohës së diktaturës. Por të paktën atëherë ishte e shkruar në Kushtetutë që kishte vetëm një parti. Për cilindo që beson se në vendin tonë ka pluralizëm, i them se gënjen veten”, thekson Topalli.

Raporti i Bashës me oligarkët

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, flet edhe për raportin e Lulzim Bashës me oligarkët. Sipas saj, Basha nuk i përmend kurrë me emra oligarkët pasi në darkë rri në vilat e tyre. “Praktikisht vendi është pa qeverisje dhe pa opozitë. Në fakt, për 3 milionë shqiptarë vendosin 4 politikanë, 10 oligarkë dhe disa grupe të fuqishme kriminale. E dëgjuat dje në konferencë Bashën pas vakancave të tij të gjata? Flet për oligarkë dhe nuk përmend kurrë një emër prej tyre sepse në darkë e ke në vilat e tyre luksoze. Dje tha se komisionerët publikë kishin lidhje me botën e krimit, dhe jo vetëm nuk ua përmendi emrat, por ai vetë i ka votuar me marrëveshjen me Ramën. Ka më se një muaj që bota zien pas deklaratave të dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ky (Lulzimi) vetëm heshti për turpin e tij. Dhe foli vetëm dje, i fundit në botë, që më mirë të mos fliste”, tha ish-nënkryetarja e PD.

Për krimin dhe varfërinë

Topalli është ndalur edhe tek situata në vend. “Sot Shqipëria po zbrazet si kurrë më parë. 360 mijë shqiptarë të tjerë ëndërrojnë të fitojnë lotarinë amerikane. Vendi ynë i bukur është kthyer në një territor ku krimi është i gjithëpushtetshëm. Varfëria ekstreme është shumëfishuar. Mbi 35 % të shqiptarëve nuk kanë mundësi që të paguajnë as dritat dhe as ujin. Sivjet janë 135 mijë nxënës dhe studentë më pak që regjistrohen në shkolla. Në periferi dhe në fshatra të moshuarit jetojnë vetëm, pa asnjë mundësi për ilaçe apo kujdesi, ndërkohë që fëmijët kanë marrë rrugët e botës. Koncesionet e kritikuara pareshtur nga FMN janë forma më e egër grabitjes së pronës publike dhe forma më e shpejtë dhe më e madhe e pasurimit të qeveritarëve. Ne jemi vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Banka Botërore thotë: E habitshme, në Shqipëri më të pasurit janë më të pashkolluarit dhe më të shkolluarit janë në shërbim të të pasurve. Absurdi dhe padrejtësia nuk kanë kufij në vendin tonë”, vijon Topalli.

Vrasjet në Shkodër

Topalli ka komentuar edhe vrasjen e djeshme në Shkodër, teksa tha se në qytetarin e saj mbizotëron vetëm frika dhe hutimi. Topalli iu referua vrasjes së biznesmenit 30-vjeçar Arjan Ferracaku, i cili po bënte xhiro me kalë në momentin kur është qëlluar me kallashnikov. “Ndërkohë që shkruaj këto radhë, një tjetër vrasje e tmerrshme është bërë në qytetin tim. Aty mbizotëron vetëm frika dhe hutimi. Askush nuk e siguron më jetën. Askush nuk i del më Zot. Dhimbje e madhe”, tha Topalli.

/b.d

Next Post
Tekstet falas për nxënësit e fillores, Rama: Sakrificat e reformave po kthehen

Tekstet falas për nxënësit e fillores, Rama: Sakrificat e reformave po kthehen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

January 7, 2026
Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

January 7, 2026
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In