Rikthehet Sylvester Stallone me filmin “Creed”
Aktori Sylvester Stallone i cili njihet për filminn e tij “Rocky Balboa” do të rikthehet sërish në skenë por këtë herë me filmin e tij më të ri “Creed”.
Këtë herë ai paraqitet si trajner i personazhit Adonis Creed, i cili luhet nga Michael B Jordan derisa filmi bën fjalë për boksierin Adonis Creed, i cili ka probleme të mëdha në jetën e tij private dhe në të njejtën kohë pavarësisht talentit nuk arrin të ketë sukses në botën e boksit.
“Creed” është bërë në regji të Ryan Coogler ndërsa pjesë e aktorëve janë Graham McTavish, Tessa Thompson dhe Phylicia Rasha derisa filmi është lansuar nga kompania “Warner Bros Pictures”. Filmi do të shfaqet në kinema më 25 nëntor në Amerikë.









