Rikthehet pas 2 vitesh Nata e Bardhë, Erion Veliaj: Tradita vazhdon!

Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zbulon se këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve.

“Tradita vazhdon… Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë: 6 lokacione, 6 aktivitete,” shkruan mes të tjerash Veliaj, duke risjellë në vëmendje edhe faktin se Tirana në pritje të vitit të ardhshëm kur do jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë po hapet gjithnjë e më tepër.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku janë planifikuar aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe organizimet për fëmijët këtë vit në Tiranën e Bardhë.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com