Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana pak muaj më parë nisi kursin B të trajnerit, teksa në një të ardhme mund ta shohim në krye të ndonjë skuadre.
Edhe pse ka vendosur të pushojë dhe është futbollist i lirë, tashmë ka ardhur oferta e parë për të shkruan Expres. Bëhet fjalë për skuadrën e Ligës së dytë të Francës, Red Star FC, por sipas Sport Express, Cana tashmë e ka refuzuar këtë ofertë. /a.m.