Babë e bir janë vënë në pranga nga blutë e Gjirokastrës, pasi dyshohet se kishin kultivuar bimë narkotike kanabis.
Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tyre në Lazarat janë gjetur 50 bimë kanabis.
Bimët narkotike ishin mbjellur në banesën e dy të arrestuarve, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për kanabisin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r