• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet ‘Joker’/ Virusi që fshihet te Android dhe zbraz ngadalë llogaritë bankare

by
24/08/2021 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia belge paralajmëroi rikthimin e virusit “Joker”, i cili sulmon pajisjet Android dhe fshihet në aplikacione të ndryshme që shkarkohen nga Google Play. Ky malware është i aftë të regjistrojë përdoruesin në shërbimet e pagesave online pa qenë nevoja për marrjen e autorizimit prej tyre dhe të zbrazë llogaritë bankare pa e vënë re.

“Ky program është zbuluar në tetë aplikacione të Play Store që Google ka hequr”, thonë autoritetet belge.

Malëare “Joker” u bë i famshëm në vitin 2017 për infektimin dhe grabitjen e viktimave të tij duke u fshehur në aplikacione të ndryshme. Që atëherë, sistemet mbrojtëse të Play Store kanë hequr rreth 1,700 aplikacione me malware ‘Joker’ para se ato shkarkohen nga përdoruesit.

Në shtator 2020, virusi ‘Joker’ u gjet në 24 aplikacione Android që regjistruan më shumë se 500 mijë shkarkime para se të hiqeshin. Është vlerësuar se atë kohë virusi preku më shumë se 30 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Spanjën. Përmes abonimeve të paautorizuara, hakerat mund të vjedhin deri në 7 dollarë për pajtim çdo javë, një shifër që ka shumë të ngjarë të jetë rritur muajt e fundit.

Si funksionon virusi Joker në aplikacionet Android?

Virusi Trojan ‘Joker’ i përket një familje malware të njohur si “Bread”, objektivi është të hakojë faturat e celularëve dhe të autorizojë operacione pa pëlqimin e përdoruesit.

Hulumtuesit nga kompania e sigurisë kibernetike “Quick Heal Security Lab”, të cituar në deklaratën e policisë belge shpjegojnë se ky virus mund të shkruajë e dërgojë mesazhe me tekst, të shtojë dhe heqë kontakte si dhe modifikojë informacione të tjera te telefonat e infektuar.

Ajo që e bën këtë malëare më të rrezikshëm është aftësia e tij për të abonuar përdoruesin e prekur të Android në shërbime të paguara, zakonisht Premium, ose versione më të shtrenjta, pa autorizimin e zotëruesit të llogarive bankare paraprak.

Në fillim, aplikacionet e infektuara me ‘Joker’, ose një Malëare tjetër nga kjo familje kryen mashtrime përmes SMS, por më pas filluan të sulmonin pagesat në internet. Këto dy teknika përfitojnë nga integrimi i operatorëve telefonikë me shitësit, për të lehtësuar pagesën e shërbimeve me faturën e celularit. Të dy kërkojnë verifikimin e pajisjes, por jo përdoruesin, kështu që ata arrijnë të automatizojnë pagesat pa kërkuar ndonjë ndërveprim të përdoruesit.

“Rrezikoni që në fund të muajit, llogarinë tuaj bankare, ose kartën tuaj të kreditit ta gjeni të boshatisur”, tha policia belge.

Në fakt, është shumë e zakonshme që ata që preken nga ‘Joker’ janë të pavetëdijshëm për vjedhjen derisa të rishikojnë në detaje gjendjen e llogarive të tyre. Kjo ndodh sepse banka nuk dyshon për një pajtim në dukje ‘anormal’ dhe në përgjithësi, tarifat janë aq të vogla saqë ato nuk zbulohen si lëvizje të pazakonta, kështu që ata as nuk i dërgojnë një alarm përdorimi mbajtësit të llogarisë.

Në cilat aplikacione Android qëndron “Joker”?

Google eliminoi pasi hoqi nga Play Store tetë aplikacione që përmbanin virusin ‘Joker’. Ato janë:

Auxiliary Message
Element Scanner
Fast Magic SMS
Free CamScanner
Go Messages
Super Message
Super SMS
Travel Wallpapers

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se më shumë aplikacione janë prekur dhe për këtë arsye, miliona përdorues të cilët nuk e dinë se tashmë janë viktima të këtij mashtrimi kibernetik.

Kompania e sigurisë kibernetike Zscaler, e cituar nga La Razón, bëri publike emrat e 16 aplikacioneve të tjera që, sipas analizës së tyre, përmbajnë gjithashtu këtë virus:

Private SMS
Hummingbird PDF Converter – Photo to PDF
Style Photo Collage
Talent Photo Editor – Blur focus
Paper Doc Scanner
All Good PDF Scanner
Care Message
Part Message
Blue Scanner
Direct Messenger
One Sentence Translator – Multifunctional Translator
Mint Leaf Message-Your Private Message
Unique Keyboard – Fancy Fonts & Free Emoticons
Tangram App Lock
Desire Translate
Meticulous Scanner

Rekomandimi për përdoruesit e Andriod është të kontrollojnë nëse kanë ndonjë prej këtyre aplikacioneve të instaluar në telefonin e tyre dhe t’i fshijnë ato menjëherë, pasi fakti që ato janë fshirë nga Play Store nuk nënkupton çinstalimin automatik nga telefonat e tyre.

/b.h

Next Post
“Doja t’i hiqja pistoletën nga dora”/ Plagosi shokun e ngushtë në hotel në Ksamil, rrëfehet autori

"Doja t’i hiqja pistoletën nga dora"/ Plagosi shokun e ngushtë në hotel në Ksamil, rrëfehet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In