Një nga drejtuesit kryesor të Partisë Socialiste kur drejtohej nga Fatos Nano, Ilir Zela është rikthyer sërish në pozicione të rëndësishme në administratë, por jo në politikë.
Ai është emëruar mëngjesin e sotëm nga Kuvendi i Shqipërisë si kreu i ri i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare pas shkarkimit të Pirro Xhixhos nga ky post.
Zela ka mbajtur më parë edhe postin e kreut të Inspektoratit Qendror pranë Këshillit të Ministrave, pozicion në varësi direkte të kryeministrit Rama, për të cilën dha dorëheqjen më shumë se një vit më pa sqaruar publikisht arsyet. /b.d