• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet emigracioni “nga mali”

by A R
20/04/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kufitare shqiptare po procedojnë në Prokuroritë e rretheve kufitare kalimin e paligjshëm të kufirit nga të rinjtë shqiptarë, por pa mundur të ulin emigrimin e paligjshëm drejt Greqisë.

Shumica e rasteve të bllokuara në kufirin shqiptar gjatë vitit 2017 janë paraqitur në gjykatë dhe personat kanë marrë në pjesën dërmuese dënimin me gjobë.

Kodi Penal shqiptar parashikon gjobitjen e personave që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin deri në dy vjet burg, por gjykatat shqiptare nuk kanë aplikuar ansnjëherë vitin e fundit dënimin me burgim. Të dhënat zyrtare në tre gjykata të zonave kufitare të Shqipërisë me Greqinë, Gjirokastër, Korçë dhe Sarandë flasin se gjatë vitit 2017 u shënuan 100 procese gjyqësore “për kalim të paligjshëm të kufirit” ku pjesa më e madhe e të cilave i përket rasteve në zonën juglindore të Korçës.

Gjobat e dhëna nga gjykata në shumë prej rasteve e kalojnë mundësinë e migrantëve t`i paguajnë ato. Shumica e tyre janë të papunë dhe nga dëshmitë në gjykata kjo i detyron për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt territorit grek.

Migrimi lartë drejt Greqisë, policia greke publikon të dhënat

Tre rrethet kufitare Korcë, Gjirokastër dhe Sarandë njohin numrin më të lartë të bllokimit të migranëtve si në anën shqipatre, por edhe në anën greke. Të dhënat e Raportit të Policisë Greke për vitin 2017 të publikuar këtë javë flasin se në kufirin greko – shqiptar u bllokuan 7.352 shtetas shqiptarë nga 5.915 që ishin bllokuar në vitin 2016.

Sipas raportit, numri i shqiptarëve të paligjshëm të bllokuar në gjithë territorin grek përgjatë vitit 2017 ishte 13, 281 persona dhe vinte pas numrit të migranëtve sirianë që përbënin rreth 16,500 persona. Riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar kryhet mbi bazë të një marrëveshje mes policive të të dy vendeve, por në mjaft raste qytetarët shqiptarë qëndrojnë me ditë në qelitë greke të paraburgimit. Një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë marrin edhe masa ndëshkuese nga gjykatat greke sic janë burgime afatshkurtra që konvertohen me pagesë, gjoba, apo bllokim të së drejtës me vite për të hyrë në Greqi apo në një vend të bashkimit Europian.

Sipas raportit të policisë greke, rreth 6.500 masa të tilla u ndërmorrën ndaj qytetarëve shqiptarë të bllokuar pa dokumente të rregullta qëndrimi në Greqi gjatë vitti 2017. Sipas statistikave policore greke numri më i lartë i shqiptarëve që synojnë të kalojnë drejt Greqisë pa dokumente shënohet në periudhat e punësimit sezonal. Maji, qershori dhe korriku, janë muajt e favorshëm për punësim në sezonin turistik, ndërsa tetori dhe nëntori shihen si periudhë e favorshme për punët dimërore, sidomos në vjeljen e agrumeve./voa/a.m.

Next Post
VIDEO/ Deputeti i PD bën show, ja çfarë u kërkon kuksianëve në gjykatë

VIDEO/ Deputeti i PD bën show, ja çfarë u kërkon kuksianëve në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In