Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka përsërit qëndrimin se më 9 janar në Banja Llukë do të organizohet festim – edhe përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë një referendumi të mbajtur në Republikën serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, serbët kanë vendosur që 9 janari të jetë festë e tyre kombëtare, po ky votim është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.
A do të rrisë tensionet mes boshnjakëve e kroatëve dhe serbëve, kjo mbetet të shihet, pasi kjo datë kujton qindra-mijëra qytetarë të vrarë gjatë luftës së viteve ‘90-të nga forcat serbe, transmeton KosovaPress./a.m.