Këtë të premte janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.
Kështu sipas Autoritetet Rrugor Shqiptar, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.
Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës.
Ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
/a.d